Zëvendësi i parë i Saimir Tahirit, Genci Gjonçaj, po udhëheq reformën në drejtësi
- Glob News
- Jan 18, 2018
- 2 min read
Nga Gazeta 55 I njohur për vlerësime të njëanshme partiake në Ministrinë e Brendshme, Gjonçaj nuk jep asnjë garanci për të bërë vlerësime të paanshme e profesionale jashtë frymës “Tahiri” në kuadër të reformës në drejtësi Prej muajit shtator 2017, Gençi Gjonçaj u qarkullua me bekimin e të “paanshmit” Departament të Administratës Publike, nga Ministria e Brendshme në administratën e Kuvendit të Shqipërisë. Tanimë, me ligjet e reja të reformës në drejtësi, do të presim që zëvendësi i Saimir Tahirit, të kontribuojë për këtë proces. Madje ironikisht, Gjonçaj prezantoi edhe prokuroren e përkohshme para një muaji në detyrën e re të saj.Gjonçaj nuk erdhi në tetor 2013 për ndonjë meritë në krye të nëpunësisë më të lartë të Ministrisë së Punëve të Brendshme, por si ushtar partie, si përfaqësuesi i subjektit politik Partia Socialiste në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve dhe vazhdoi ta ushtrojë këtë detyrë edhe pasi u emërua sekretar i përgjithshëm.Gjonçaj përveç besnikërisë ndaj Tahirit nuk mbahet mend për ndonjë aftësi profesionale. Ai ka ngelur në kujtesë të nëpunësve si antinëpunësi civil, njeriu tipik që nuk i vlen as për roje porte administratës shtetërore. E vetmja “meritë” e tij që nuk kalon asnjë profesionalizmin e një mësuesi katundi me nxënësit ishte përkushtimi për t’u marrë me kotësi. Merrej me vlerësimet, sikur të kishin rëndësi ndërkombëtare. Aq kohë sa ka humbur me notat “3” e “4”, do mjaftonin për disa nëpunësi njëherazi.I gjithë stafi i ish ministrit të Punëve të Brendshme, Saimir Tahiri, si sekretari i përgjithshëm, drejtorët e përgjithshëm, drejtorët, këshilltarët, etj, duhet të ishte nën vëzhgim e nën një filtër të imët të organeve të specializuara shtetërore, për katrahurën në të cilën ata e çuan këtë ministri.Sepse lidhjet e tyre nuk kanë lidhje me profesionin, por me sektin të cilit i përkasin. As e njohin ligjin këta dhe as duan ta dinë në ka ligj sepse kështu e mendojnë shtetin. Por edhe për faktin tjetër se ish ministri Tahiri deklaroi se ia kishte deleguar kompetencën për organizimin e tenderëve pikërisht sekretarit të përgjithshëm.Pozicioni i sekretarit të përgjithshëm të Kuvendit duhet të jetë për një njeri të përkushtuar dhe atdhetar. Nuk mund të lejohen eksperimente të tilla, me pasoja të rënda në procesin e reformës në drejtësi.

Comments