top of page

Kapen 8 kuintalë drogë dhe armë nga Shqipëria në Itali

  • Writer: Glob News
    Glob News
  • Jan 18, 2018
  • 2 min read

Përsëri drogë dhe armë nga Shqipëria në Itali. Policia italiane sekuestroi dje 8 kuintalë drogë të llojit hashash dhe marijuanë me një vlerë prej katër milionë eurosh. Droga ishte futur nga brigjet shqiptare dhe ishte magazinuar në një depo në Puglia. Financierët e Guarda di Finanza ndërhynë në momentin që po bëhej shkëmbimi i drogës me eurot. Gjatë operacionit janë sekuestruar edhe një pistoletë, katër automjete (dy autovetura e dy furgonë) si dhe 32 mijë euro. Mediat italiane shkruajnë se, një nga depot më të mëdha të magazinimit të drogës në Italinë Jugore u zbulua në Bisceglie, në Puglia, nga financierët e Njësisë së Policisë Ekonomiko-Financiare të Barit. Financierët ishin dëshmitarë në shkëmbimin e parave për blerjen e një sasie të madhe lëndësh narkotike: u sekuestruan edhe 32 mijë euro, katër makina dhe një pistoletë me municione. Hashashi vinte nga Spanja dhe Tunizia, marijuana e blerë në Shqipëri: pesha totale e të dyja lëndëve narkotike (800 kg hashash dhe 27 kg marijuanë) mbërritën në Bisceglie dhe kjo do të kishte mbushur tregun e Pulias. Sekuestrimi i kësaj sasie kap një vlerë në treg prej 4 milionë eurosh, të gjurmuar nga financierët e Tranit, çoi gjithashtu në zbulimin e një pistolete Glock të kalibrit 9×21 gati për të shtënë dhe 32 mijë euro. Në pranga ka përfunduar një shqiptar njëzetvjeçar me një pasaportë greke prej 20 vjetësh, një bashkatdhetari i tij 27-vjeçar dhe Benito Botta, një person me precedentë penalë i lagjes Libertà, 40 vjeç. Në operacion financierët, të mbështetur nga kolegët e Gico të Barit, gjithashtu identifikuan një depozitë në të cilën përpunohej droga dhe një vilë në fshatrat e Bisceglie, të cilën një nga dy shqiptarët e kishte marrë me qira. Shpërndarja, shpjegon komandanti vendor Nicola Altiero, “është një fenomen i përbërë në territorin puliez me shumë depozita. Dhe ku çmimi i shitjes varet nga kërkesë-oferta. Një fenomen shumë i përhapur në veçanti në lagjet Japigia, Libertà, por edhe në Bitonto”. Shuma e madhe e parave që u gjet është një dukuri gjithnjë edhe më e shpeshtë “ndalojmë shpesh shoferë shqiptarë me kamionë, me shifra të mëdha parash, me kartëmonedha me shifra të rrumbullakosura dhe import të madh, u shpreh sërish gjenerali Altiero. Është rruga e krimit për të lëvizur paratë e përdorura për trafikun e drogës. Për klanet, kontrolli i territorit kalon nga sheshet e shpërndarjes dhe rrugët e furnizimit”. Në ditët e para të këtij viti policia italiane bllokoi një gomone me 800 kg drogë. Gomonia ishte nisur nga brigjet shqiptare. Gjatë operacionit u arrestuan tre shqiptarë. Gomonia me drogë e nisur nga Shqipëria u kap në zonën e Salentos. Avioni i Guardia di Finanza u vu në ndjekje të gomones në ndihmë të njësive detare të Guardia di Finanza të Pulias, që e kanë bllokuar në pjesën e poshtme të Adriatikut. Në bordin e saj janë ndaluar tre shtetas shqiptarë. Gomonia rreth 9 metra me dy motorë të fuqishëm fuoribordo ishte e ngarkuar me lëndë narkotike të llojit marijuanë. Italia ka publikuar shifra alarmante të kapjes së shtetit nga mafia. Guardia di Finanza vlerësoi se, në Shqipëri çdo vit janë prodhuar më shumë se 900 ton për një qarkullim total prej 4.5 miliardë euro, ose një e treta të PBB-së së Shqipërisë. Fshatarët braktisin tokat e tyre masive, duke preferuar të punojnë në këto plantacione.

 
 
 

Comments


Liqeni Artificial i Tiranës, Tiranë, Albania

  • Facebook
  • Twitter
  • LinkedIn

©2017 by Globnews.Al. Proudly created with Wix.com

bottom of page