top of page

Dilema e ditës: Kush i paguan 60 milionë eurot borxh që miku i Ramës i shkaktoi buxhetit të shtetit?

  • Writer: Glob News
    Glob News
  • Jan 18, 2018
  • 3 min read

Naftëtarët paralajmërim të frikshëm për Ramën:“Do hedhim uzinën në erë nëse vijnë ata që po na çojnë drejt vëllavrasjes”. Dilema e ditës: Kush i paguan 60 milionë eurot borxh që miku i Ramës i shkaktoi buxhetit të shtetit?

Kompania IRTC që mori me koncension rafinerinë e naftës në Ballsh dhe Fier në shtator 2016 me bekimin e kryeministrit Rama ka falimentuar. Pas protestave të vazhdueshme të naftëtarëve për pagat e prapambetura dhe rikthimin e punës në rafineri, Ministri i Financave Arben Ahmetaj doli para mediave duke deklaruar se naftëtarët duhet të regjistrohen si të “papunë” dhe të marrin asistencën. ARMO ishte e falimentuar në fakt prej muajsh por u desh pak kohë që ta pranonte qeveria. Në fund të vitit që lamë pas kompania “CO GM Holding LTD” njoftoi se kishte shitur aksionet tek partnerët shqiptarë. “Nuk jemi përfshirë në asnjë vendim të bordit, të gjitha vendimet janë marrë nga kompania IRTC, administrator i së cilës është Mitat Sulaj”, thuhej në njoftimin e kompanisë së huaj. Administratori i IRTC është vëllai i pronarit të kompleksit ‘Taiwan’ Besnik Sulaj. Ky i fundit është përfolur në media si mik i kryeministrit Rama.

Duke mos e përmendur me emër kompaninë e falimentuar IRTC, ministri Ahmetaj deklaroi sot se “qeveria është e gatshme për të mbështetur çdo investitor serioz që do të vijë për zhvillimin e biznesit në rafineritë e Ballshit dhe Fierit”. Po kaq Ahmetaj tha se punonjësit e rafinerisë së naftës në Fier dhe në Ballsh që nuk kanë marrë rrogat e prapambetura, do të marrin statusin e të papunit për të përfituar asistencë. “Është marrë angazhim nga qeveria që zyra e punës në qarkun e Fierit të jenë në ndihmë të punonjësve të dy rafinerive për t’i ndihmuar për aplikimin e statusit të papunësisë në mënyrë që ata punonjës që sot janë papunë të përfitojnë menjëherë në bazë të ligjit pagesën e papunësisë”, u shpreh ai. Naftëtarët e Fierit dhe Ballshit zhvilluan në fund të muajit dhjetor 2017 një protestë në Tiranë, ku kërkonin marrjen e pagave të prapambetura nga kompania që po shfrytëzon këto dy rafineri. Ata iu rikthyen protestave në Janar duke kërkuar kthimin në punë. Por gjithçka tashmë ka marrë fund. Dy rafineritë do qëndrojnë të fikura për një afat të pacaktuar.

Naftëtarët paralajmërim të frikshëm për Edi Ramën: Do hedhim uzinën në erë nëse vijnë ata që po na çojnë drejt vëllavrasjes/“Do hedhim uzinën në erë”, ky është paralajmërimi i fortë që kanë bërë naftëtarët e ARMO-s. Ata shprehen se disa përfaqësues të sindikatës po bëjnë lojë të pistë duke dalë në mbështetje të qeverisë dhe të biznesmenit Besnik Sulaj. Naftëtarët thonë se sindikata është duke bërë lojën e biznesmenit Bensik Sulaj, ndërsa apelojnë që kryeministri i vendit Edi Rama të japë zgjidhje, dhe jo t’i çojë drejt vëllavrasjes. ‘’Sindikata po vazhdon ende të bëjë lojën e hajdutëve si Beso Sulaj. Me paturpësinë më të madhe u shfaqën duke thënë se Irtc ka lekët të blejë naftën që të punojë uzinën. Ne do bllokojmë gjithçka nëse Beso Sulaj shkel në atë uzinë. Shteti do të na fus në vëllavrasje. Shteti duhet të ndal menjëherë këtë lojë të piste qe po na bënë. Ne do hedhim uzinën në erë, nëse ata që na shkelën dhe na shtypen si Beso Sulaj , te vijnë serish në uzinë. Kryeministri të jap zgjidhje jo vrasëse. Do te jete përgjegjësia direkte e kryeministrit Rama për atë qe do te ndodh”, shkruajnë më tej naftëtarët.

 
 
 

Comments


Liqeni Artificial i Tiranës, Tiranë, Albania

  • Facebook
  • Twitter
  • LinkedIn

©2017 by Globnews.Al. Proudly created with Wix.com

bottom of page