top of page

Rama çel fondin financiar për prishjen e protestës

  • Writer: Glob News
    Glob News
  • Jan 17, 2018
  • 2 min read

Rama çel fondin financiar për prishjen e protestës

Nga Gazeta 55 Makthi i kryeministrit ka nisur të japë përgjigje. Mësohet se Edi Rama ka dhënë urdhër të lëvrohet një fond financiar nga narko-llogaritë e tij, të cilat të shkojnë tek mesazherë që sulmojnë opozitën, tek fjalamanë që etiketojnë politikisht liderët e protestës, si dhe tek antimitingashë që përdoren për çdo rast. Çelja e fondit financiar, një stacion final i një qeverie skizofrene, e cila s’ka mundësinë të lëshojë zyrat në mënyrë normale Po vërehet dita-ditës tmerri i Ramës nga bashkimi qytetar. Kryeministri është gati të sakrifikojë miliona nga narko-llogaritë vetëm e vetëm që të mos realizohet protesta e 27 Janarit. I gjendur në pozitë të vështirë nga vendosmëria e shqiptarëve për të protestuar kundër një qeverie droge, krimi, antiEuropë, por mbi të gjitha e një qeverie të varfërimit dhe mjerimit, Rama ka dhënë urdhër dhe ka vënë në lëvizje të gjithë shpurën e tij që të sulmojnë sa të munden opozitën, madje edhe duke e provokuar atë. Fjalamanët e rilindjes janë duke shpërndarë mesazhe antiprotestë, ndërsa po merren masa që ky bashkim qytetar të mos realizohet siç ata e duan. Por, pavarësisht këtij investimi madhor të Edvinit që i lind nga frika e bashkimit qytetar, 27 Janari është i pashmangshëm. Shqiptarët nuk mund të pranojnë ende një qeveri e cila mendon vetëm për oligarkët, ndërsa për ta ka rezervuar rrjepjen përmes faturave dhe gjobave të majme. Pakica qeverisëse e lidhur ngushtësisht me krimin dhe drogën do të marr goditjen e merituar nga pjesëmarrja masive popullore. Ky bashkim popullor është një tregues i qartë për Edi Ramën dhe shpurën e tij se koha po i mbaron. Qytetarët shqiptar janë të vendosur t’i shkojnë deri në fund aleancës me drogën e krimin dhe të ngjallin shpresën për një Shqipëri Europiane. Një Qeveri që e merr pushtetin me kriminelët përmes shitblerjes së votës dhe shantazhit nuk është qeveri për njerëzit e thjeshtë. Sot, qytetarët shqiptar vuajnë nga pamundësia për të shlyer barrën e rëndë të faturave, ndërsa po aq shumë janë edhe ata që nuk sigurojnë dot një vakt të plotë për familjarët e tyre. Sot, rinia është në krizë, kërkon me dëshpërim vetëm të arratiset nga vendi sepse nuk ka më shpresë. Por, Rama nuk i sheh të gjitha këto. Ai mendon vetëm për oligarkët e tij. Si t’i gostis me tendera e koncesione dhe si e si t’i mbroj nga skandalet e trafikut të drogës. Sot, shqiptarët kërkojnë një drejtësi të pavarur nga politika. Kërkojnë që për problemet e tyre të mos zvarriten nëpër dyert e institucioneve, por të marrin shërbimin e duhur dhe të paanshëm. Ata nuk kërkojnë një Qeveri që t’i shpëtojë nga problemet nëse janë të përlyer. Ata thjesht kërkojnë që për krimin dhe korrupsionin të ndëshkohen në të njëjtën masë si ata, ashtu edhe bandat e qeverisë. Por, me Edi Ramën kjo duket e pamundur. Ngritja dhe refuzimi i kësaj qeverie mbetet rruga e vetme, pasi largimi në mënyrë normale nuk do të ndodh, pavarësisht se nga largimi i Ramës nuk do të shpëtoj vetëm ai, por e gjithë Shqipëria.

 
 
 

تعليقات


Liqeni Artificial i Tiranës, Tiranë, Albania

  • Facebook
  • Twitter
  • LinkedIn

©2017 by Globnews.Al. Proudly created with Wix.com

bottom of page