top of page

Makthi i Ramës, frika se mos Tahiri merr statusin e të penduarit të drejtësisë

  • Writer: Glob News
    Glob News
  • Jan 16, 2018
  • 2 min read

Dalja e përditshme e fakteve që e lidhin Saimir Tahirin me klanin ndërkombëtar të drogës po e ngushton darën rreth Edi Ramës. Makthi i provave të reja, frika se mos Tahiri merr statusin e të penduarit të drejtësisë, protesta e pritshme e 27 janarit si dhe falimentimi i pritshëm i negociatave, po e shtyjnë kryeministrin drejt limanit të dorëzimit. Ai po shqyrton zgjidhjen politike të dorëheqjes, si një mënyrë për të mbetur në politikë edhe për ca muaj, sa të zgjidhen çështjet e trashëgimisë në PS

Edi Ramës po i ngushtohet laku në fyt dita-ditës. Ditën e djeshme kanë dalë fakte të reja që e lidhin ish ministrin e Brendshëm të Ramës me klanin ndërkombëtar të drogës. Pavarësisht përpjekjeve të vazhdueshme të kryeministrit për ta mbrojtur deri në fund Tahirin, depozitimi në Prokurori i dokumentit që qartëson bashkëpunimin mes Tahirit dhe klanit Habilaj, pra Polica e Sigurimit e makinës së njohur, shumë shpejt do të sjellë të reja të mirëpritura për shqiptarët. Edhe në këtë seancë të parë parlamentare, u vu re qartë frika që e kishte mbërthyer Edvinin. Kryeministri i shqiptarëve ishte i strukur në karrigen e tij, ndërsa i tensionuar lëshonte ndonjë batutë që nuk bëri kurrkënd për të qeshur. Në fakt jo vetëm Rama, por e gjitha shpura e tij ishte e frikësuar si kurrë më parë nga detajet e reja që pritet të sjellin zhvillime pozitive për shqiptarët. Nga njëra anë, Rama i tmerruar nga frika se mos Tahiri e tradhton dhe merr statusin e të penduarit të drejtësisë, nga ana tjetër është protesta masive qytetare e 27 Janarit që do t’i sjellë goditjen finale kryeministrit. Dhe me të drejtë qytetarët shqiptarë kanë ngritur krye ndaj kësaj qeverie të krimit dhe të drogës. Vetëm prej Ramës po përjetojnë sot momentet më të vështira, ndërsa gjenden në gërhimat e fundit. Sot prej këtij kryeministri, Shqipëria nuk mund t’i bashkohet familjes evropiane, pa një drejtësi të pastër dhe jo një drejtësi që mbron nga ndëshkimi peshqit e mëdhenj të krimit dhe korrupsionit. Pa përballjen e tyre me drejtësinë dhe pa luftimin e drogës e korrupsionit, vendi do të mbetet në llogoren e errët të copëzimit edhe të asaj pak demokracie të brishtë që posedon. Kryeministri vendosi t’i dënoi shqiptarët qëkur zgjodhi në krye të institucionit të akuzës një Prokurore që ta përdor për interesat e tij të errëta. I tmerruar nga drejtësia e pa kapur politike, Edi Rama po bën gjithçka të abandonojë projektin e drejtësisë për shqiptarët. Por, jo vetëm për këtë arsye shqiptarët do të mblidhen në Tiranë më 27 Janar. Shqiptarët po vuajnë një sistem arsimor skandaloz për fëmijët e tyre, ku këta të fundit shohin shpëtim vetëm tek arratisja jashtë vendit, sikundër po vuajnë mungesën e një shërbimi shëndetësor me parametra. Kryeministri i shqiptarëve ka luftuar vetëm që t’i nëpërkëmb shqiptarët. Ndaj 27 Janari është i pashmangshëm, sikundër nuk mund të mbulohen më aferat e mëdha të kësaj qeverie e të këtij kryeministri. I zënë ngushtë, Rama po mendon dorëzimin e karriges së pushtetit, pasi asnjë lloji negociate nuk mund të funksionojë. Edvini po shqyrton zgjidhjen politike të dorëheqjes, si një mënyrë për të mbetur në politikë edhe për ca muaj, sa të zgjidhen çështjet e trashëgimisë në PS.

 
 
 

Comments


Liqeni Artificial i Tiranës, Tiranë, Albania

  • Facebook
  • Twitter
  • LinkedIn

©2017 by Globnews.Al. Proudly created with Wix.com

bottom of page