Rama në fjalim, FRESSH-i në mërgim
- Glob News
- Jan 15, 2018
- 2 min read
S’ka më as vetëpërmbajtje e as cipë: Para qindra të rinjve që kanë plotësuar formularët për të emigruar, Edi Rama mban fjalim për ditët që i presin shqiptarët nën regjimin e tij. Kur FRESSH-i dhe të gjitha organizatat rinore i gjurmojnë anëtarët nëpër Evropë, kryeministri shqetësohet për serinë e propagandës dhe si Kim Jong Un-i shpallet si shitës ilaçesh, sipërmarrës që hap vende pune dhe kryepolic që është mirëkuptues me shkelësit e ligjit. Shpresa ka vdekur, përveç shpresës irracionale të Edvinit për të përjetësuar pushtetin e klikës së tij
Me rastin e 26 vjetorit të FRESSH-it, Edi Rama ka mbajtur një fjalim që fund e krye fajësonte opozitën për të këqijat që kanë mbërthyer vendin, ndërsa nuk tha asnjë fjalë për Shqipërinë e nëpërkëmbur dhe për largimin e qindra e mijëra të rinjve nga këta, edhe fresshist-ët e tij. Sot, vendi zien nga krimi, droga, korrupsioni, ndërsa nuk ka asnjë fije shprese për shqiptarët. Me ëndrra të thyera e të nëpërkëmbur në vendin e tyre, sot të rinjtë shqiptarë kërkojnë të gjejnë mënyrën sesi të largohen nga Shqipëria. Ky problem i madh ka prekur vendin qysh kur Rama mori drejtimin. Sot në Shqipëri ka plot të studentë të diplomuar dhe të përgatitur për tregun e punës, të cilët nuk gjejnë mbështetje punësimi në profesionet përkatëse. Kjo për shkak të një sërë faktorësh me ndikim thelbësor. Duke nisur nga niveli ekonomik gjithnjë e në rënie, nga mënyrat se si bëhen emërimet, nga politika konfliktuale etj. Andaj në fazën e një dëshpërimi të thellë, të rinjtë i janë drejtuar veseve, si mënyra e vetme për të vrarë gjendjen e keqe që i shoqëron. Sot, të rinjtë shqiptarë nuk kanë një model suksesi, pasi modeli i vetëm që Rama ka përcjellë tek ta në këto vite, është modeli i drogës, i trafiqeve, i vjedhjeve e vrasjeve. Në Shqipërinë e Edi Ramës duhet të jesh analfabet, përdhunues, hajdut, vrasës që të ngjitesh në detyrë. Profesionalizimi dhe zotësia nuk i hyjnë në punë askujt. Si mund të pranojnë në fakt të rinjtë shqiptarë të bëhen palë me këtë model, kur nga ministrat e deri tek specialisti më i thjeshtë vlerësohen vetëm në bazë të tonelatave me drogë që kanë trafikuar, në bazë të shitblerjes së votës? Sot në radhët e të rinjve është problem i madh rritja e kriminalitetit dhe kjo vjen vetëm prej papunësisë. Të rinj të cilët në kushtet të vështira për të përballuar shpenzimet mujore i drejtohen një prej mundësive të reja të dala në pah kohët e fundit në vend. Kanabisi dhe kultivimi i tij. Janë të frikshme statistikat dhe anketat e kryera në lidhje me aplikimet e viteve të fundit për azil në Gjermani e Francë, Irlandë etj. Kjo është panorama e zymtë e rinisë shqiptare sot, e vendosur në udhëkryqe, të cilat ua ofron jo vetëm mosha por edhe politika shqiptare. Andaj fjalimi i Ramës përveçse jo frymëzues për një të ardhme me shpresa, edhe atyre pak të rinjve që ishin në sallë, iu shtiu në mendje idenë e të larguarit sa më parë nga konfliktualiteti, agresiviteti e lufta e egër politike për tepsinë e pushtetit.

Comments