top of page

PD dorëzon provën e re për Saimir Tahirin: Fakton bashkëpunimin me Habilajt

  • Writer: Glob News
    Glob News
  • Jan 15, 2018
  • 1 min read

Partia Demokratike depoziton në Prokurorinë e Krimeve të Rënda provën që siç deklaron ajo fakton bashkëpunimin mes Saimir Tahirit dhe bandës së Habilajve.

Bëhet fjalë për policën e sigurimit të makinës tip Audi e cila figuron me dy emra përdorues njëri prej tyre Saimir Tahiri dhe tjetri Artan Habilaj

"Depozitova një dokument që fakton si drita e diellit bashkëpunimin mes Saimir Tahirit dhe Artan Habilajt, një anëtar i bandës së Habilajve. Bëhet fjalë për policën e sigurimit të makinës së njohur Audi. Aty tregohen dy emrat e përdoruesve, Saimir Tahiri dhe Artan Habilaj"

/Ora News.tv/

 
 
 

Comments


Liqeni Artificial i Tiranës, Tiranë, Albania

  • Facebook
  • Twitter
  • LinkedIn

©2017 by Globnews.Al. Proudly created with Wix.com

bottom of page