top of page

Erion Veliaj rikthen fuqishëm estradën në ekran

  • Writer: Glob News
    Glob News
  • Jan 15, 2018
  • 2 min read

Është kthyer në burim origjinal humori me monologjet e përditshme me kazma e lopata në dorë

Në vitet ’80 në ekranin e TVSH transmetohej një herë në javë një emision satirik i quajtur “Estrada në ekran”. Trupa të estradave profesioniste të rretheve me skeçet e tyre krijonin humor për shikuesit. Kanë kaluar vite e të tilla estrade nuk shfaqen më. Por në mënyrë të pazakontë, madje pa e kuptuar as vetë, këtë rol të ri e ka marrë kryetari i bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj. Sikurse edhe shefi i tij, ai ka krijuar një studio të vërtetë televizive dhe bisedat me veten i paraqet si intervista e sikur ndodhet në krye të punëve. Pasi nuk la çerdhe e kopsht të Tiranës pa e filmuar e pa folur për një dorë gëlqere që kishte hedhur mbi të, pasi i shëtiti gjithë shkollat e Tiranës, pasi dilte para rrugicave që kërkonin diell sikur po bënte bulevarde, etj, tanimë e ka rritur pjacën e estradës. Për çdo pemë që mbillet del e jep estradën e radhës. Veliaj ka kapërcyer çdo rekord me karagjozllëqet e veta. Kjo formë propagande, pa dëshirën e ka kthyer Veliajn një burim të pashtershëm humori që dihet çfarë do thotë edhe sikur mos e hapi fare gojën. Ai është kthyer në një agjitator i vogël i gjendur rastësisht atje ku është. Se dihet që kur “inspekton” ndonjë rrugicë ka një ekskavator prapa, kur shkon në ndonjë kopsht fëmijësh ka një fëmijë në krah, kur mbjell pemë është serioz me lopatë në dorë. Sado i ri tjetri, do shkojë në racë, në gjurmën e të parë. Por nga mania që e ka zënë për të konkurruar të sëmurin tjetër pas këtyre punëve, kryeministrin e vendit, po ndjehet efekti e në mesin tonë kemi një gaztor që po i lë në bisht emisionet e humorit.

 
 
 

Comments


Liqeni Artificial i Tiranës, Tiranë, Albania

  • Facebook
  • Twitter
  • LinkedIn

©2017 by Globnews.Al. Proudly created with Wix.com

bottom of page