top of page

Mafia e futbollit, pse duan të kapin Federatën

  • Writer: Glob News
    Glob News
  • Jan 13, 2018
  • 5 min read

GAZETA 2016.indd

Sekretari i Përgjithshëm i Interpolit deklaron se, mafia e futbollit përmes trukimit të ndeshjeve fiton qindra miliarda euro në vit. “Me bastin e paligjshëm, gjegjësisht trukimin e ndeshjeve, grupet kriminale fitojnë qindra miliarda dollarë në vit”, deklaroi Nobël në konferencën dyditore për korrupsion në futboll, që mbahet në Romë. Nobël theksoi se të ardhurat e mafias së futbollit janë të barabarta me ato që në vit i realizon Coca-Cola.

UEFA ka dhënë alarmin se, në Shqipëri grupet mafioze prej kohësh po investojnë në futbollin shqiptar për pastrimin e parave. Një përfaqësues i UEFA-s është takuar pak kohë më parë me përfaqësues të Prokurorisë së Përgjithshme, ku është kërkuar fillimi i hetimit për procesin e trukimit të ndeshjeve në vendin tonë, e veçanërisht në investimet e bëra për klubet e futbollit.

Përfaqësuesit e futbollit europian kanë paraqitur të dhëna, sipas të cilave grupe mafioze e kriminale prej kohësh kanë investuar shuma të mëdha parash në klubet e futbollit me synim pastrimin e tyre

Gara për Federatën e Futbollit ka marrë në tjetër kthesë. Në lojë ka hyrë qeveria. Rama ka nominuar si të besuarin e tij për këtë pozicion, Bashkim Finon. Deputeti socialist duhet të lërë mandatin për të marrë drejtimin e Federatës. Fino është sportdashës. Miqtë e tij thonë se në shtëpi mban dy ekranë të mëdhenj ku vendos baste me orë të zgjatura përgjatë gjitë ditës. Nuk është i vetmi në qeveri që e shikon futbollin si bixhoz. Ish-Kryeministri e ka akuzuar Olsi Ramën që sot është një nga drejtuesit kryesorë të Partizanit se kontrollojnë rrjetin e Lojërave të Fatit, përfshi edhe ato të basteve. Më pas vjen Presidenti i “Partzianit”, i cili në të njëjtën kohë që drejton ekipin e njohur ka edhe një pikë bastesh në pronësi të tij.

Duket se infrastrukturës futboll-bixhoz i shtohet edhe një detaj tjetër, i cili nuk i mungon familjes kryeministrore. Bëhet fjalë për bankat e regjistruara në parajsat fiskale që mund të bëjnë transferta të majme të parave nga ky biznes i futbollit pa dhënë hesap dhe llogari. Për këtë mjafton Banka e Lindës. E regjistruar në ishujt of-shore dhe me ortakë misteriozë ajo i plotëson të gjitha kushtet për kryerjen e një operacioni të plotë të pastrimit të parave. Mos harroni. Drejtuesi i Interpol thotë se ne kemi me qindra, miliardë dollarë në vit që shkojnë për mafien e futbollit.

Prej kohësh në Tiranë ka mbërritur edhe Big Luçiano. Ai shërben si këshilltar pranë klubit të “Partizanit”. E thënë ndryshe këshillon, Demin dhe Olsin për “Partizanin”. Po përse duhej Moxhi, të cilit në Itali i është hequr e drejta për të qenë pjesë e futbollit për shkak të skandalit të blerjes së ndeshjeve në Itali? Eshtë e kuptueshme se Big Luciano në një ambjent të tillë është mjeshtri i vërtetë që mund të udhëzojë të gjitha transaksionet që duhen bërë.

Si mund të funksionojë një skemë e pastrimit të parave në Shqipëri në këtë biznes? Studiuesi Naim Mëçalla tregon në një libër të tij se si mund të pastrohen paratë në futboll.

Sektori i futbollit

Kriminelët kanë treguar përshtatshmëri në gjetjen e kanaleve të reja për të pastruar të ardhurat e tyre të paligjshme. Aktivitetet sportive janë një nga ato sektorë të shumtë të preferuar nga pastruesit e parave dhe në rrezik të vazhdueshëm për t’u prekur nga procesi i pastrimit të parave. Fluksi i madh i parave në sport dhe në veçanti në sektorin e futbollit, si dhe disa faktorë të tjerë të veçantë që karakterizojnë këtë sektor e ka bërë atë tërheqës për pastruesit e parave. Investimet në klubet e futbollit mund të përdoren për integrimin e parave me origjinë të paligjshme në sistemin financiar, e ngjashme me investimet e produkteve të krimit në pasuri të patundshme. Klubet e futbollit janë parë në të vërtetë nga kriminelët si mjet i përkryer për pastrimin e parave.

Faktorët që favorizojnë procesin e pastrimit të parave në sektorin e futbollit janë:

– Struktura e sektorit. Në këtë sektor depërtohet lehtë, numri i aktorëve të shumtë dhe të ndryshëm, fluksi i madh i parave, si dhe mungesa e profesionalizmit në menaxhimin e klubeve.

– Dobësitë në sektorin financiar. Klubet kanë nevoja të mëdha financiare dhe shuma të konsiderueshme janë të përfshirë shpesh, sidomos në tregun e transferimeve ndërkombëtare, ndërsa kontrolli i origjinës ose i destinacionit të pagesave është i dobët apo edhe mungon.

– Mentaliteti për futbollin. Roli shoqëror i tij dhe ndikimi në komunitet, i bën kriminelët të investojnë në sektorin e futbollit, me qëllim që të marrin statusin shoqëror legjitim.

Shuma të konsiderueshme të parave vijnë nga transmetuesit dhe sponsorët, si dhe nga investitorët privat “super të pasur”. “Sipas disa vlerësimeve të fundit, në Evropë, industria sportive llogaritet nga 0,5 deri 3.7% të buxhetit të BE-së”. Ndeshjet e mëdha janë padyshim të rëndësishme për ekonomitë lokale. Përveç kësaj, sporti ka një funksion të rëndësishëm shoqëror dhe psikologjik në të gjitha nivelet e shoqërisë. Ashtu si çdo biznes tjetër edhe sporti mund të përdoret nga kriminelët për të pastruar të ardhurat kriminale. Ndryshe nga bizneset e tjera, lidhjet që kriminelët kërkojnë të vendosin me sportin nuk janë motivuar vetëm nga dëshira për të fituar para, por edhe nga fakti se nëpërmjet sportit kriminelët bëhen të famshëm.

Përse futbolli është një nga sektorët e preferuar për pastruesit e parave?

Futbolli është sporti më i shikuar në botë. “Ka 38 milionë lojtarë të regjistruar dhe 5 milionë gjyqtarë dhe zyrtarë”. Ai ka ndryshuar nga një sport popullor në një industri globale. Ai mund të shërbejë jo vetëm si një burim i të ardhurave për shumë njerëz, por edhe si një mjet për zhvillimin ekonomik e social, arsimin, zhvillimin personal dhe transmetimin e vlerave njerëzore dhe kulturore. Pjesërisht, për shkak të industrisë në rritje, ky sektor është përballur me format e ndryshme të krimit dhe korrupsionit dhe në veçanti me pastrimin e parave. Me rritjen e numrit të transfertave ndërkombëtare dhe shumave të parave të shpenzuara në shitjen dhe blerjen e lojtarëve, më shumë njerëz janë përfshirë në këtë sektor si menaxherë, ndërmjetës, sponsorë, agjentë dhe kompani që zotërojnë lojtarë. Ky numër i madh i aktorëve dhe flukset e mëdha të parave favorizojnë pastrimin e parave. Çmimet për lojtarët janë vështirë për t’u kontrolluar edhe fitimet janë të pakontrollueshme. Transfertat kryhen në të gjithë botën, duke ofruar mundësi të mjaftueshme për të pastruar paratë.

Shumë klube të futbollit janë financiarisht në gjendje të keqe dhe me probleme financiare, pavarësisht rritjes së madhe të industrisë së futbollit në tërësi. Nevojat financiare të klubeve të futbollit dhe kriza financiare botërore mund të nxisin klubet të pranojnë fonde të dyshimta. Futbolli ka një status me të cilin shumë njerëz do të donin të lidheshin. Kriminelët shpesh kërkojnë një status jashtë botës kriminale dhe futbolli ua ofron këtë mundësi. Investimet në klubet e futbollit, shpesh janë karakterizuar nga një shkallë e lartë pasigurie mbi rezultatet e ardhshme, megjithatë nuk janë të pakta rastet kur individët e pasur investojnë në klubet e futbollit apo në blerjen e lojtarëve. Duke investuar në futboll, organizatat kriminale mund të fitojnë kontrollin e aktiviteteve të lidhura me të, si bastet, bizneset e pasurive të patundshme dhe kontratat me qeverinë lokale. Në disa vende, përmendim dhe Shqipërinë, pronarë të shumë klubeve kanë ardhur nga sektori i ndërtimit.

Vlerësimi i çmimit të transaksionit për një lojtar është shpesh i pamundur, pasi shumat e mëdha janë të përfshirë në një transaksion ose transferohen jashtë vendit, duke e bërë të vështirë verifikimin përfundimtar të destinacionit të tyre. Mbivlerësimi i një lojtari korrespondon me një teknikë të pastrimit të parave të ngjashme me mbifaturimin e mallrave dhe shërbimeve në tregti. Element kyç i kësaj teknike është çmimi fiktiv me qëllim për të transferuar vlerën shtesë.

 
 
 

Comments


Liqeni Artificial i Tiranës, Tiranë, Albania

  • Facebook
  • Twitter
  • LinkedIn

©2017 by Globnews.Al. Proudly created with Wix.com

bottom of page