Kryeministri Edi Rama është pritur me protesta në qytetin e Lezhës
- Glob News
- Jan 12, 2018
- 1 min read
Kryeministri Edi Rama është pritur me protesta në qytetin e Lezhës në nisje të takimit dyditor të qeverisë atje. Protesta është zhvilluar nga banorët të Torovicës, të cilët i kanë kërkuar kryeministrit ndërtimin e rrugës, duke i kërkuar kreut të qeverisë që të mbajë premtimin. Ndërkohë, në të njëjtën protestë, disa të rinj kanë shfaqur pankarta të tilla si: “Trafikant”,” krim”, etj. Më parë banorët e Torovicës në Lezhë kishin njoftuar në Facebook se do të ishin në Lezhë gjatë mbledhjes së qeverisë Rama për të kërkuar rrugën e premtuar prej deputetëve të mazhorancës. Por Policia e Shtetit kishte marrë masa për të bllokuar një protestë të mundshme në kohën kur në Lezhë të mbërrijë kryeministri Rama dhe ministrat e tij. Fillimisht kanë kaluar në skanerin e policisë statuset e disa banorëve për të gjetur organizatorët e protestës dhe identifikimin e pjesëmarrësve të mundshëm, ndërsa herët në mëngjes, policia u ka zënë “pritë” në hyrje të fshatit Balldre automjeteve që vinin nga Torovica në drejtim të Lezhës.

Comentários