top of page

13 milionë Euro dëm : A do nisin hetimet për Edi Ramën?!

  • Writer: Glob News
    Glob News
  • Jan 11, 2018
  • 1 min read

Gjykata e Strasburgut ka marrë vendimin lidhur me pallatin e shembur në Vlorë nga qeveria Rama në vitin 2013.

Pallati ishte në pronësi të vjehrrit të kreut të PD-së, Lulzim Basha duke u kthyer në një objekt debati mes PD-së dhe PS-së.

Në vendimin që Gjykata e Strasburgut ka marrë thuhet se qeveria duhet të dëmshpërblejë të dëmtuarit.

Strasburgu shton se qeveria duhet të paguajë një vlerë rreth 13 milionë euro dëshpërblim.

Ndërkohë pas këtij vendimi Shkëlzen Berisha ngre pyetjen nëse do të nis Prokuroria hetimet në lidhje me dëmin e shkaktuar nga Edi Rama.

“A do fillojë Prokuroria ndjekje penale ndaj Ramës për dëmin 13 mln euro?”, shkruan Shkëlz

en Berisha.

Na mbetet të presim dhe të shohim nëse realisht do të ketë një hetim në lidhje me këtë çështje në vendin tonë.

Prej disa kohësh ne jemi mësuar që të paguajmë për të njëjtin vend pune dy persona, e vendime të tjera që i kushtojnë buxhetit të shtetit miliona euro.

(E.K/FAXWEB)

 
 
 

Kommentare


Liqeni Artificial i Tiranës, Tiranë, Albania

  • Facebook
  • Twitter
  • LinkedIn

©2017 by Globnews.Al. Proudly created with Wix.com

bottom of page