Dritan Gina kërkon “kontroll mendor” për Prokuroren e Përkohshme Arta Marku
- Glob News
- Jan 10, 2018
- 1 min read
Ish kryeprokurori i Elbasanit Gina ka kallëzuar këtë të mërkurë, një ditë pas bashkëshortes së tij Rovena Gashi, Prokuroren e Përkohshme Arta Marku.
Akuza kryesore është ajo e shpërdorimit të detyrës, pasi sipas Dritan Ginës nuk është në kompetencën e Markut shkarkimi i tij. Por përveçse akuzës për shpërdorimin e detyrës dhe cënimin e figurës së tij si prokuror, Dritan Gina ka kërkuar nga Prokuroria e Krimeve të Rënda autorizimin e një ekspertimi psiko-ligjor për Arta Markun, me argumentin se veprimi i saj i djeshëm nuk mund të vijë nga një person që gëzon shëndet mendor dhe përgjegjësi ligjore.
Nga ana tjetër Dritan Gina ka kërkuar dhe një dëmshpërblim prej 100 mijeë lekësh të reja për cënimin e figurës së tij.

Comments