top of page

Justifikohet Majko: Nuk na lë biznesi të hapemi me Kosovën

  • Writer: Glob News
    Glob News
  • Jan 8, 2018
  • 2 min read

Majko: Nuk na lë biznesi të hapemi me Kosovën - po Putini si e administron biznesin rus për qëllime kombëtare?

Ne pyetëm Ylli Përmetin lidhur me këtë problematikë dhe ai argumenton se: “deklarata e Majkos vërteton edhe një herë se në “demokracinë” përfaqësuese dhe tregun e marketingut, të ndërkombëtarizuar, pushteti ekonomik gjithnjë e dominon pushtetin politik, ndryshe nga socializmi marksist kur pushteti politik dominonte dhe përcaktonte natyrën e pushtetit ekonomik. Por pavarësisht këtij dominimi, Rusia dhe Kina e ka ruajtur karakterin dominant të pushtetit politik përmes një marrëveshje “bonapartiste” që...

...kanë bërë me oligarkët ekonomikë. Kështu, kur nevojitet, dhe veçanërisht për çështjet kombëtare, Putini i administron oligarkët ekonomikë here duke i ftuar në biseda ku kërkon marrëveshje dhe herë duke diktuar politika kombëtariste. Këtë karakter u mundua ta ruante Berisha por ai dështoi sepse oligargët ekonomikë kanë më shumë pushtet ekonomik tashmë, për shkak se ne si vend jemi orientuar për t'u integruar në globalizmin neoliberal, ndryshe nga Rusia, dhe kanë mundësi, bashkë me pushtetin ekonomik të huaj, të diktojnë politikat tona. Se si mund të zgjidhet kjo problematikë dhe të përdoret veçanërisht për çështje kombëtare, kalon nga dija sistemike dhe administrative. Qeveria “Rama” nuk e ka dijen dhe për pasojë është e varuar nga pushteti ekonomik ose oligarkia ekonomike jo vetëm sepse ata kanë më shumë pushtet ekonomik por edhe “dije” administrative të ndërmarrjeve private (nëse qeveria Rama do të kishte dije do ta përdorte me oligarkët ekonomikë dhe do të realizonte politika kombëtariste, sepse dija është pushtet në vetë-vete). Por më shumë, diskutoj në një studim mjaft të gjerë në librin tim të dytë. Shkurt, mund të them, se nevojitet krijimi i një Lëvizje me dije sistemike dhe administrative - krijimin e të cilës e synojmë si qendër mediatike”.

Ministri i Shtetit për Diasporën, Pandeli Majko bëri një deklaratë të fortë në RTSH, duke zbuluar arsyen që e pengon lëvizjen e lirë mes Shqipërisë dhe Kosovës.

“Pas nesh qëndrojnë bizneset dhe bizneset na thonë “prit, kujdes, mos hap kufirin, se më duhet mua konçesioni atje, mos ma hap kufirin se më ul mua çmimin e mallrave, nuk më duhet mua politika, se më intereson më mirë të hyjë malli nga ky drejtim se sa nga ai drejtim..

Pavarësisht se duket sikur po qeveris politika, gjithmonë e më tepër rregullin po e vendos biznesi. Sikur ta vendoste në fokus të interesave ia kisha bërë hallall, por ngandonjëherë vendimmarrja nën lobingun e biznesit është për të qarë hallin dhe nëse ka një pamje të ulët të keqtrajtimit që biznesi po i bën politikës është moslënia e lëvizjes së lirë të njerëzve mes Shqipërisë dhe Kosovës, është në nivelin e krimit”, – tha Majko në emisionin Përballë.

Ministri i Shtetit për Diasporën i qëndron idesë se porti i Shëngjinit, një premtim i pambajtur.

“Duhet ta kishim dhënë prej kohësh, nuk u bë realitet. Nëse sot Kosova do ta kishte portin e Shëngjinit gjërat do të ishin shumë ndryshe, qoftë në Shëngjin, qoftë në pikëpamje të marrëdhënieve ekonomike me Kosovën”, – u shpreh ai në RTSH. /Dita

Cilësia e lartë gazetareske kërkon përkushtim dhe dashuri. Ju lutem ndajeni këtë artikull me të tjerë duke përdorur vjegzën/linkun përkatëse

 
 
 

Comments


Liqeni Artificial i Tiranës, Tiranë, Albania

  • Facebook
  • Twitter
  • LinkedIn

©2017 by Globnews.Al. Proudly created with Wix.com

bottom of page