top of page

Heqja e simbolit të hotelit të parë me 5 yje në vend po përcillet si një lajm i zakonshëm

  • Writer: Glob News
    Glob News
  • Dec 30, 2017
  • 1 min read

Lutfi Dervishi

Iku Sheratoni? Po pastaj....

Lajmi për largimin e Sheratonit është kumtuar prej kohe.

.

Në fakt, largimi Sheratonit është lajm i vjetër. Ajo që përbën interes është përgjigja e pyetjes: Po më pas?

Ccfarë do të bëhet? Do të vijojë godina të jetë hotel dhe ambient shërbimesh?

Është shitur godina (bashkë me truallin)?

A mund t'i ndërrohet destinacioni?

Meqë ka edhe oborr të madh dhe disa pemë që "po i marrin frymën Tiranes" a ka të ngjarë që aty të "mbillen" kulla?

A mos vallë i gjithë territori do t'i kthehet publikut dhe do të jetë pjesë e "pylllit orbital"?

Unë, nisur ngaçfarë ka ngjarë e po ngjet, besoj fuqimisht se do të ndodhë kjo e fundit.

Përgjigjen e pyetjeve të mësipërme nuk e jep dot Babagjyshi i Vitit të Ri sepse atij i ka mbetur vetëm një ditë.

Përgjigja e pyetjes: po pastaj? - është lajmi që ka interes për të gjithë: qytetarë dhe zyrtarë, civilë dhe ushtarakë, vendas dhe ndërkombëtar, sportistë dhe sportëdashës, aksioner dhe aksionistë, lypës dhe... oligarkë

Gëzuar 2K18!

 
 
 

Comments


Liqeni Artificial i Tiranës, Tiranë, Albania

  • Facebook
  • Twitter
  • LinkedIn

©2017 by Globnews.Al. Proudly created with Wix.com

bottom of page