top of page

Rama kthehet në atdhe për një vizitë (ar)miqësore

  • Writer: Glob News
    Glob News
  • Dec 29, 2017
  • 3 min read

Nga Gazeta 55Për dëmin që iu shkaktua marrëdhënieve shqiptaro-amerikane nga pazaret e fshehta me autokracitë e Moskës e Ankarasë, Edi Rama vijon të ruajë heshtjen. Megjithatë, ai u kthye dje në atdhe, jo për të fashitur revoltën e shqiptarëve, por për të vënë piketat e një viti tjetër financiar, i cili duhet të jetë me më shumë taksa e me masa më represive ndaj protestuesve. Përplasjet civile do të jenë në rendin e ditës, prandaj Rama kthehet në atdhe për një trajnim që do t’u bëjë institucioneve të represionit, të cilat do të përballen me zërat kundër gjatë 2018-s Kryeministri i shqiptarëve kthehet në atdhe pas mbi 10 ditëve mungesë. Nëse ndonjëri priste me kërshëri të parin e vendit për t’i dhënë fund njëherë e mirë të gjitha pikëpyetjeve mbi çështjet shumë të debatuara të ditëve të fundit, ka mbetur i zhgënjyer. Po, është e vërtetë që Rama u kthye dje në atdhe, por ardhja e tij nuk ishte aspak ashtu siç duhej. Kryeministri u shfaq dje gjatë një takimi me mësuesit me rastin e festave të fundvitit, por përveç disa batutave që s’bën kurrkënd me qesh, Rama nuk foli asnjë fjalë për dëmin e madh që po i shkakton vendit, së paku një sqarim për të gjithë ata që i dhanë votën me mendimin se mandati i dytë do të ishte i mirë. Por, kryeministri nga dalja e djeshme para opinionit publik, pas një kohe të gjatë mungese, na bindi se vendi nën drejtimin e tij do të vazhdoj të përjetoj tmerrin dhe se shqiptarët sa kohë që ai qëndron në krye të vendit do të nëpërkëmben e grabiten. Rama, dje i bindi edhe me tepër shqiptarët se politikat e tij gllabëruese do t’i detyrojnë të marrinë arratinë dhe se me të njëjtin intensitet do të vazhdoj ortakërinë me bandat dhe kriminelët. Rama nuk foli e duket se nuk do të flas as për çështjen e votës antiSHBA, duke treguar se sa kohë që në mes janë interesat personale, do t’i cenoj interesat kombëtare. Kryeministri i drogës, i varfërisë, mjerimit, i taksave të larta dhe i drejtësisë së kapur, nuk kishte për qëllim as të fashiste revoltën e shqiptarëve të bashkuar. Madje me daljen e djeshme ai vuri piketat e një viti tjetër rrënues, me taksa të larta e me masa represive ndaj protestueseve. Teksa shqiptarët kanë përqafuar idetë e Opozitës për protesta masive me fillimin e vitit të ri, Rama siguroi se do të jetë aty për t’i ndalur shqiptarët në të drejtën e tyre dhe për të mbikëqyrur institucionet e represionit për dhunë të pandërprerë gjatë marshimeve të tyre. Kryetari Basha teksa ka nisur turin e takimeve me qytetarët, ka siguruar mbështetjen e tyre për protesta popullore, pasi siç thonë edhe shqiptarët e revoltuar, kjo qeveri është e mbushur me kufoma politike dhe ka për qëllim vetëm diskreditimin e tyre. Shqiptarët deshën t’i japin një shans Edvinit, shans ky që po i kushton me jetën e tyre. Vendi sot ndodhet në udhëkryq, në një krizë të thellë politike, ekonomike, morale, pasi asnjë shqiptar nuk sheh më arsye për të jetuar i lirë në vendin e tij. Pavarësisht përplasjeve dhe represionit që Edvini ka menduar për shqiptarët me fillimin e vitit të ri, bashkimi i madh i shqiptarëve do ta detyroj kryeministrin dhe qeverinë e tij të krimit të matet mirë me shqiptarët. Ndryshe e pret fundi.

 
 
 

Comments


Liqeni Artificial i Tiranës, Tiranë, Albania

  • Facebook
  • Twitter
  • LinkedIn

©2017 by Globnews.Al. Proudly created with Wix.com

bottom of page