top of page

Spanjollja ‘El Confidencial’: Shqipëria, ‘Kolumbia e Europës’, terren për miqësitë e reja të Cosa No

  • Writer: Glob News
    Glob News
  • Dec 28, 2017
  • 2 min read

Krimi i organizuar shqiptar dhe tonelatat e kanabisit të prodhuara në vendin tonë prej kohësh bëjnë jehonë në mediat ndërkombëtare, ku artikuj dhe reportazhe përgatiten për të nxjerrë në pah fenomenin shqetësues. Gazeta spanjolle “El Confidencial” në një artikull të zgjeruar kushtuar situatës së kanabisit në Shqipëri, ndalet pikërisht tek bashkëpunimi në rritje i shqiptarëve me grupet kriminale italiane

Ish-kryeministri Berisha:Një kartolinë nga Spanja vjen për Noriegën

Krimi i organizuar shqiptar dhe tonelatat e kanabisit të prodhuara në vendin tonë prej kohësh bëjnë jehonë në mediat ndërkombëtare, ku artikuj dhe reportazhe përgatiten për të nxjerrë në pah fenomenin shqetësues. Kështu, përveç raporteve të detajuara të agjencive ligjzbatuese të BE-së edhe mediat shprehin shqetësimin për aktivitetin kriminal në rritje të grupeve shqiptare të narkotrafikut, të cilat tashmë kanë krijuar “besueshmëri” në tregun europian dhe shpeshherë me dhunë dhe agresionin të tepruar përpiqen të kontrollojnë zonat e influencës. Por përveç ushtrimit të aktiviteteve të jashtëligjshme në formate fisnore dhe grupime sipas lidhjeve shoqërore, tashmë bandat shqiptare janë angazhuar në lidhjen e “marrëveshjeve” me grupe me histori në këtë drejtim. Gazeta spanjolle “El Confidencial” në një artikull të zgjeruar kushtuar situatës së kanabisit në Shqipëri, ndalet pikërisht tek bashkëpunimi në rritje i shqiptarëve me grupet kriminale italiane. “Miqësitë e reja të Costa Nostra-s në Shqipëri, “Kolumbia e Evropës”, thuhet në nisje të artikullit, ndërsa theksi vendoset tek një operacion i Antimafias italiane në Milano, ku një anëtar i familjes Carrollo nga Palermo u kap në bashkëpunim me një rrjet shqiptarësh që importonin drogë nga vendlindja e tyre dhe Amerika Latine.

Pjesë nga shkrimi i ‘El Confidencial’: Në nëntor 2016, Policia italiane lëshoi një njoftim për çmontimin e një rrjeti mafioz me qendër në Milano që importonte drogë nga Peruja dhe Shqipëria dhe pastaj e shiste atë në Sicili dhe në Holandë. Duket si një nga operacionet e shumta policore të kryera në Itali çdo ditë. Megjithatë, operacioni i filluar në vitin 2013 fshihte diçka. Muaj më vonë, korrikun e kaluar, Drejtoria e Hetimeve të Anti-Mafias (DIA) e zbuloi atë në raportin e saj gjysmë vjetor mbi çështjet mafioze në Itali. Hetuesit kishin dokumentuar pjesëmarrjen e një përfaqësuesi të familjes mafioze të Carollo de Palermo, biri i një bosi të rëndësishëm të mafias siciliane, duke fshehur një miqësi të pashembullt të Cosa Nostra me grupet kriminale të Shqipërisë. DIA, në gjuhën e saj të zakonshme teknike, shkruante se “shenjat e veprimtarisë” të Cosa Nostra u regjistruan gjithashtu në vendin ballkanik . Ishin “shenja” se diçka e re po përjetohej. “Ne duhet të kuptojmë se kriminaliteti historik shqiptar nuk ka patur një marrëdhënie të drejtpërdrejtë me Cosa Nostra”, kujton Antonio Ingroia, një ish-prokuror me përvojë në çështjet mafioze.

Ish-kryeministri Berisha: Një kartolinë nga Spanja vjen për Noriegën/ Gazeta e njohur “El Confidencial” boton artikullin: Las nuevas amistades de la Cosa Nostra en Albania, la “Colombia de Europa”, pra Miqësitë e reja të Costa Nostra-s në Shqipëri, “Kolumbia e Evropës”! Ky është vlerësimi i gazetës për Shqipërinë. Botohet për here te pare foto e kallashnikovëve qe Habilajt i kishin marre nga kusho Saimir Trafiku dhe i shisnin ne Itali”, shkruan Berisha.

 
 
 

Comments


Liqeni Artificial i Tiranës, Tiranë, Albania

  • Facebook
  • Twitter
  • LinkedIn

©2017 by Globnews.Al. Proudly created with Wix.com

bottom of page