Rama, një kryeministër pa adresë
- Glob News
- Dec 28, 2017
- 2 min read
Papërgjegjshmëria po mbërrin nivele të reja këtë fundvit. Prej datës 18 dhjetor, s’ka asnjë lajm prej kryeministrit Edi Rama dhe disa agjenci shtetërore kanë shprehur shqetësimin e tyre edhe për gjendjen fizike të tij. Edi Rama ka humbur prej dhjetë ditësh pa adresë dhe as emergjencat e zakonshme të fundvitit e as nevoja për të sqaruar votën antiamerikane në OKB s’po e kthejnë në atdhe. Rrjetet sociale flasin për pazare financiare në parajsa fiskale dhe lobime antikombëtare pranë regjimeve autokratike, por nga zyra e kryeministrit s’ka asnjë deklaratë dhe as njoftim se kur do rikthehet në detyrë narko-qeveria
Teksa vendi gjendet buzë greminës prej bandave, kriminalitetit, drogës, varfërisë së shtruar këmbëkryq, Edvini nuk gjendet gjëkundi. Kryeministri i vendit është zhdukur pa lënë gjurmë, qysh prej ditës që urdhëroi votën antiSHBA në OKB. Votë kjo që edhe sot po ka mjaft debate e diskutime, pasi iu vu shkelmi marrëdhënies 27-vjeçare Shqipëri-SHBA vetëm e vetëm që të triumfonin pazaret e pista të kryeministrit. Sot vendi ynë ndodhet në udhëkryq ca prej politikave gallbëruese që po aplikon Rama për qytetarët e tij, e ca prej shkatërrimit te marrëdhënieve diplomatike, e kjo jo vetëm me SHBA-në. Kryeministri nuk mund të sillet si i papërgjegjshëm, pasi në lojë janë fatet e vendit. Edvini dhe ‘arratisjet’ e tij të herëpashershme së paku të raportohen, por nga ajo çka po shohim deri më tani as makineria propagandistike e tij s’po mundet të trilloj për zhdukjen e shefit të tyre. Nëse kryeministri shqiptar nuk i konsideron qytetarët e vendit të tij dhe ndërmerr veprime që cenojnë interesat tona kombëtare, fundi është pranë. Politikat kriminale që vazhdon të aplikojnë banditët që qeverisin Shqipërinë duhen ndaluar. Shqiptarët nuk mund të lejojnë të nëpërkëmben sipas oreksit të narko-kryeministrit. Dhe mbi të gjitha të pranojnë gjobat e herëpashershme të qeverisë. Për shqiptarët, një kryeministër si Edvini do të thotë taksa më të larta, fatura të fryra, gjoba të herëpashershme. Ortakëria e këtij kryeministri të papërgjegjshëm me bandat dhe krimin e ka bërë të pamundur mbijetesën në vend, ndaj jo më kot shqiptarët e shumtë në numër kërkojnë me ngut largimin nga vendi. Por, kjo nuk është zgjidhja. Shqiptarët e kanë kuptuar se lojën e ndyrë të Ramës, ndaj edhe janë duke u bashkuar për ta larguar nga drejtimi. Vazhdimësia e këtij kabineti qeveritar me personazhe nga bota e krimit nuk mund të lejohet. Kjo qeveri me të gjithë personazhet e tij, e ka treguar se ka jetike veçse shtimin e llogarive personale. Në asnjë mënyrë nuk duhet lejuar vazhdimësia e saj. Ndryshe edhe më keq do i gjej shqiptarët. Të gjithë të këqijat e këtyre mbi 4 viteve të kryeministrit karshi shqiptarëve nuk mund të harrohen lehtë. Sado të forcojë ortakërinë me krimin dhe drogën, ai kurrsesi nuk do të arrij të mbuloj dot pazarllëqet që bën në kurriz të shqiptarëve. Vizitat e kryeministrit duhet të jenë të hapura për mbarë opinionin publik, ndryshe fillimi i Janarit e pret larg nga posti i Kryeministrit. Qytetarët po tregojnë dita-ditës se nuk mund të durojnë më të bëhen mish për top i një palaço kryeministri që vepron sipas kokës së tij dhe që i cenon ata sa herë t’i teket.

Comments