top of page

Mbërrin oferta e parë për Ergys Kaçen

  • Writer: Glob News
    Glob News
  • Dec 28, 2017
  • 1 min read

Ergys Kaçe çdo muaj “lëviz” nga skuadra në skuadër dhe këtu e kemi fjalën vetëm për versionet e medieve, jo ngjarje të vërteta. Mediet helene së fundmi kanë raportuar një tjetër destinacion të mundshëm për mesfushorin shqiptar, Platanias, skuadra e renditur në vendin e fundit në Superligën greke.

Kaçe do të ikë nga PAOK-u dhe ka marrë të paktën tri oferta deri tani, përfshirë edhe atë të Platanias. Klubi nga Selaniku ende nuk ka reaguar, por pritet që brenda pak ditësh të marrim vesh një informacion më konkret.

Hera e fundit kur Kaçe ka luajtur me skuadrën e tij ka qenë më 29 nëntor në Kupën e Greqisë. Minutazhi i pakët e ka mërzitur tejmase mesfushorin kuqezi, i cili ka synim të kthehet në një lojtar konstant për të qenë “i abonuar” edhe me kombëtaren.

 
 
 

Comments


Liqeni Artificial i Tiranës, Tiranë, Albania

  • Facebook
  • Twitter
  • LinkedIn

©2017 by Globnews.Al. Proudly created with Wix.com

bottom of page