Kryetarët e FRESSH nuk e harrojnë ish kryetarin, ja darka sot e Saimir Tahirit
- Glob News
- Dec 28, 2017
- 1 min read
Ish ministri i Brendshëm Saimir Tahiri nuk ka munguar mbrëmjen e djeshme në darkën festive me kryetarët e FRESSh.
Pavarësisht largimit nga funksionet e tij në Partinë Socialiste, të rinjtë socialistë nuk e harrojnë ish kryetarin, apo siç e quajnë ata “kryetari i vërtetë i PS në Tiranë”.
Pranë Tahirit qëndron ulur Artur Micko, kryetar i FRESSh në kryeqytet.
Duket se Tahiri ka një arsye më tepër për të festuar pasi vetëm pak ditë më parë fitoi një betejë të rëndësishme me drejtësinë duke rimarrë pasaportën e bllokuar pas kërkesës së prokurorëve.

Comments