top of page

Nuk kanë marrë pagat, naftëtarët sërish protestë

  • Writer: Glob News
    Glob News
  • Dec 27, 2017
  • 1 min read

Punonjësit e Uzinës së Naftës në Fier protestuan sërish këtë mëngjes për pagën e prapambetur të muajit nëntor dhe mospagimin e sigurimeve shoqërore për 18 muajt e fundit. Të mbledhur para Uzinës, ata kërkuan ndërhyrjen e institucioneve shtetërore për t’i dhënë zgjidhje problematikave në naftëtarëve. Sipas punonjësve të naftës në Fier, ata nuk janë siguruar nga muaji tetor i vitit 2016, ndërsa nuk janë paguar për muajin e nëntor të këtij viti. Disa prej naftëtarëve thonë se po rrezikojnë pensionin për shkak të mos pagimit nga kompania të sigurimeve shoqërore. Punonjësit e Uzinës së Ballshit dhe Fierit kanë nisur një valë protestash përmes të cilave kërkojnë rinisjen normale të punës dhe detyrimet e prapambetura. Uzina e Ballshit u mbyll rreth 20 ditë më parë pas një shpërthimi që shkaktoi plagosjen e njërit prej punonjësve të repartit të koksit.

 
 
 

Comentarios


Liqeni Artificial i Tiranës, Tiranë, Albania

  • Facebook
  • Twitter
  • LinkedIn

©2017 by Globnews.Al. Proudly created with Wix.com

bottom of page