Bën një xhiro në bregdet,nga Qerreti deri në Plepa ! Habitet qytetari: Pishat ishin prerë, nuk ka më
- Glob News
- Dec 27, 2017
- 1 min read
Aurel Kujtimi
Sot vendosa të bëja një xhiro në bregdet,nga Qerreti deri në Plepa ! U habita shumë kur po shikoja shumë ndërtime që kishin ngulur themelet dhe po ndërtoheshin!

. Ky do jetë një problem madhor për moshën e tretë dhe jo vetëm për atë moshë por edhe për ato që nuk durojnë temperaturat e larta. Për ato nuk do të ketë oksigjen,hije,nuk do të ketë knaqesi që të ulen nën pisha dhe të ndjejnë aromën e detit! Sepse fatkeqësisht cdo pjesë e bregdetit,rërës që dikur ishte shtet,tani na dolën të gjithë me pronarë. Mbaj mend para shumë vitesh ,kur me shokët e lagjes atëhere të vegjël iknim në plazh ,merrnin bukë me vete,uleshim nën hijen e pishës,u knaqeshim! Ndërsa tani?! Tani hapim sytë ,ke frikë të kalosh ,të ngulësh një cadër personale se lexon pronë private! Ehhhhh,sa e trishtë ctë bëjmë! Të gjithë hajdutët e politikës dhe kriminelët i kanë zotuar cdo pjesë bregdeti,skanë lënë gjë për popullin! Me mall i kujtoj vitet kur isha i vogël!
Kommentare