top of page

Axhenda e panjohur e Ramës

  • Writer: Glob News
    Glob News
  • Dec 27, 2017
  • 4 min read

Shqipëria po merr goditje të njëpasnjëshme ndërkombëtare nga diplomacia personale që po kryen kryeministri Rama. Nga rreshtimi antiamerikan në OKB e deri tek miqësitë stinore me Vuçiçin e Erdoganin apo armiqësitë stinore me Greqinë, Edi Rama po ndjek një axhendë të panjohur, e cila shoqërohet edhe me udhëtime informale, si ky i fundit, ku s’raportohet as për takime e as për vizita private. Axhenda e kryeministrit duhet t’i tregohet edhe publikut, përndryshe vizitat dyjavore të fundvitit duhet të pasohen nga hapi i parë i pritshëm i 2018-s, dorëheqja e tij

Vendi ynë ndodhet në udhëkryq për shkak të interesave personale të Edvinit. Një diplomaci që lë shumë për të dëshiruar dhe që çalon sa kohë Rama vendos në plan të parë interesat personale e klienteliste. Shqipëria qysh sa Edvini ka marr karrigen e pushtetit ka marrë goditje, kjo pasi marrëdhëniet diplomatike dhe miqësore të vendit tonë janë zëvendësuar nga interesat klienteliste. Këtë e vërteton më së miri, votimi antiSHBA e Ramës në OKB, ku kryeministri për të mbrojtur interesat e veta i dha shkelmin miqësisë 27 vjeçare mes vendit tonë dhe SHBA, ndërsa i gëzoi shumës së dhënë nga sivëllau i tij Erdogan për t’u rreshtuar përkrah tij. Por, Rama në këto vite ka shënuar momente lulëzimi përveçse me Erdoganin e Turqisë, edhe me Vuçiçin e Serbisë apo sikundër flasim për periudha mjaft të ashpra armiqësore me fqinjin tonë jugor, Greqinë. Lëkundjet e Edvinit në planin diplomatik janë shoqëruar gjithmonë me vizita shumë ditore, të panjohura për publikun, sikundër nuk dihet edhe vizita e fundit në SHBA e kryeministrit, pasi nuk raportohen as takime zyrtare dhe as vizita private. Kryeministrit dhe pushimet e tij dyjavore të fundit duhet të bëhen të njohura për publikun, pasi përmes votave të tij qëndron në karrigen e kryeministrit. Nëse kryeministri shqiptar nuk i konsideron qytetarët e vendit të tij dhe ndërmerr veprime që cenojnë interesat tona kombëtare, fundi është pranë. Të gjithë të këqijat e këtyre mbi 4 viteve të kryeministrit karshi shqiptarëve nuk mund të harrohen lehtë. Sado të forcojë ortakërinë me krimin dhe drogën, ai kurrsesi nuk do të arrij të mbuloj dot pazarllëqet që bën në kurriz të shqiptarëve. Vizitat e kryeministrit duhet të jenë të hapura për mbarë opinionin publik, ndryshe fillimi i Janarit e pret larg nga posti i Kryeministrit. Qytetarët po tregojnë dita-ditës se nuk mund të durojnë më të bëhen mish për top i një palaço kryeministri që vepron sipas kokës së tij dhe që i cenon ata sa herë t’i teket.

Rama hesht për votën kundër SHBA-ve, sepse xhepat i janë mbushur nga vëllai i tij Erdogan

Ditët kalojnë dhe Edi Rama ende vazhdon të heshtë për votën kundër aleatit tonë strategjik, SHBA-ve në Asamblenë e OKB-së. Kryeministri që po vendos në rrezik serioz raportin me Amerikën, gjë kjo që s’kishte ndodhur kurrë më parë në 27 vite hedh në media justifikime boshe nëpërmjet makinës së tij të propagandës, duke mbajtur të fshehtë arsyen e rreshtimit të Shqipërisë në krah të Erdoganit dhe jo Presidentit Trump. Kryeministri mendon se broçkullat që ‘qëndisi’ Ditmiri i tij përpara mediave mund ta shpëtojnë edhe atë vetë, por faktikisht heshtja e Ramës hedh më tepër dritë mbi votimin e tij në bazë të interesave personale dhe jo në bazë të interesit kombëtar. Edvini ka frikë të thotë të vërtetën për damkën që i veshi Shqipërisë me këtë vendim personal të tijin, ndaj është larguar në Uashington dhe nuk merr guximin të prononcohet as për mediat. Kryeministri për të parën herë në 27 vite e rreshtoi Shqipërinë njëjtë si etërit e tij komunistë krah Rusisë dhe Serbisë, duke reflektuar mosmirënjohje për SHBA-të, të cilat i janë gjendur pranë shqiptarëve në momentet më të vështira dhe në të gjithë procesin e gjatë të tranzicionit politik, për të hedhur bazat e një shtetit demokratik. Përveç mungesës së simpatisë për Presidentin Donald Trump, që justifikohet me dashurinë e madhe për ithtarin e “Rilindjes”, George Soros, kjo votë që nxin faqen e Shqipërisë është simbol i hedhjes së Ramës në krahët e si vëllaut të tij Erdogan. Financimet e Turqisë natyrisht që ja kanë ngrohur zemrën liderit të kanabisit dhe krimit të organizuar duke e shtyrë, që të fusë fatin e Shqipërisë në një spirale mëse të rrezikshme. Edvini dhe klika e pushtetarëve që ai mban pas vetes e kanë destabilizuar politikën e jashtme të Shqipërisë dhe në mënyrë të frikshme po e orientojnë atë drejt Lindjes, ku me vendime të papërgjegjshme si vota kundër SHBA-ve, arrijnë të mbushin plot e përplot xhepat dhe llogaritë e tyre bankare. Rama nuk e hiç problem që t’i vendosë flakën vendit e të sakrifikojë shqiptarët për të përmbushur dëshirat dhe synimet personale, të cilat kushtëzohen nga shumat e majme të parave që ofron “Perandori Erdogan”, shembulli të cilin kryeministri po e ndjek duke u sjellë si një diktator, që e cilëson Shqipërinë pronë të vetën. SHBA harron Tiranën, në festën e falenderimit për votën në OKB fton vetëm Kosovën e Maqedoninë/ Shqipëria e drejtuar nga Edi Rama votoi pro rezolutës së paraqitur nga Turqia në Asamblenë e OKB-së, duke u pozicionuar mes shteteve që kundërshtuan qëndrimin amerikan për njohjen e Jeruzalemit si kryeqytetin e Izraelit dhe zhvendesjen e selive diplomatike drejt kryeqendrës së re. Në tavolinë ishin tre opsione, por çuditërisht Rama zgjodhi të kundërshtonte firmën e Presidentit Trump më 6 dhjetor, pavarësisht se ai mund të kishte zgjedhur abstenimin, sikundër vepruan 35 shtete, mes tyre edhe shumë anëtarë të BE-së. Duket se kostot për këtë votë kundër do të jenë të mëdha dhe ato sapo kanë nisur. Kështu ambasadorja amerikane në OKB, Nikki Haley ka ftuar zyrtarisht përfaqësuesit e 65 vendeve që nuk e kundërshtuan njohjen e Jerusalemit si kryeqytet i Izraelit nga Trump në festën e falenderimit më 3 janar 2018, por për herë të parë pas 27 viteve të ri-vendosjes së marrëdhënieve diplomatike, mes Shqipërisë dhe SHBA, mungon ftesa për diplomacinë shqiptare në Nju Jork. Ndërkohë ndryshe nga qëndrimi që po mban ndaj Shqipërisë, Haley i ka dërguar një ftesë konsulles së Përgjithshme të Republikës së Kosovës, Teuta Sahatçiu dhe trupit diplomatik kosovar. Në këtë festë janë ftuar edhe përfaqësuesit e Maqedonisë, shtet i cili nuk mori pjesë në votim, por lëshoi sallën në atë moment.Nga Gazeta 55

  1. Fasko

 
 
 

Yorumlar


Liqeni Artificial i Tiranës, Tiranë, Albania

  • Facebook
  • Twitter
  • LinkedIn

©2017 by Globnews.Al. Proudly created with Wix.com

bottom of page