top of page

Nuk aktivizohet te PAOK-u, Ergys Kaçe largohet për Kombëtaren

  • Writer: Glob News
    Glob News
  • Dec 25, 2017
  • 1 min read

Ergys Kaçe me shumë gjasa do të largohet nga PAOK-u në janar, pasi në pjesën e parë të sezonit është aktivizuar shumë pak. Mesfushori u aktivizua në disa nga ndeshjet e para në fillim të sezonit, ndërsa ndeshja e fundit ku ishte në fushë me PAOK-un ka qenë ne 29 nëntor në kupën e Greqisë.

Lojtari dhe menaxheri e tij janë shumë të pakënaqur nga kjo situatë, dhe menaxheri ka diskutuar disa herë me drejtuesit, por nuk ka gjetur zgjidhje.

Ndërsa së fundmi, duket se ai dhe klubi kanë gjetur gjuhën e përbashkët që lojtari të largohet në kërkim të një klubi ku mund të ketë më shumë minuta, për të mos humbur kështu edhe vendin në Kombëtare për kualifikueset e Europianit 2020.

Comments


Liqeni Artificial i Tiranës, Tiranë, Albania

  • Facebook
  • Twitter
  • LinkedIn

©2017 by Globnews.Al. Proudly created with Wix.com

bottom of page