Veliaj vazhdon zanatin e lepirjes: Rama Kryeministri më i mirë në 100 vitet e fundit!
- Glob News
- Dec 24, 2017
- 1 min read
Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj shpërtheu në superlativa për kryeministrin e Shqipërisë Edi Rama, duke e cilësuar si më të mirin në 100 vitet e fundit.
“Ne kemi një kryeministër më të mirin që ka patur Shqipëria në 100 vjet. Ai e bën punën me shumë pasion” –u shpreh Veliaj.
Por të krahasosh Edi Ramën si më të mirë se kryeministrat e kaluar, si Ismail Qemalin, Sulejman Delvinën, Iliaz Vrionin, Hasan Prishtinën, Fan Nolin apo Ahmet Zogun kjo ka vetëm një shpjegim. Ose Veliaj po tallet rëndshëm me kryeministrin Rama, ku marrëdhënia mes tyre thuhet se është në kufirin më të ulët, ose Veliaj po bëhet servil ndaj tij.

Comentarios