top of page

Dalina Fico quan Trump seksist, injorant

  • Writer: Glob News
    Glob News
  • Dec 23, 2017
  • 2 min read

Votimi i Kryeprokurores së Përkohshme, Arta Markut, e cila u zgjodh me 69 vota, ka sjellë debat të ashpër jo vetëm mes mazhorancës dhe opozitës. Dje gazetarja Sonila Meço është përfshirë në një debat të ashpër me aktivisten e shoqërisë civile Delina Ficon për Kryeprokuroren e re dhe mënyrën e zgjedhjes së saj. Por në reagimin e saj ndër të tjera Dalina Fico u shpreh se Trump është një seksist dhe injorant.

“Ti je aq e informuar sa ta dish se alternativa e ketij qendrimi eshte nje zgjdhje alla Trump. E mirepret nje zgjidhje te tille per Shqiperine (se do te te duhet edhe ta pershtasesh nivelin e Trumpit per nivel te Shqiperise)? Mendo nje biznesmen te pasur, injorant dhe seksist shqiptar dhe mendoje si udheheqes te vendit ku jeton. Eshte kjo ajo qe do?”, u shpreh Fico ndaj Meços.

Por menjëherë sot ka ardhur edhe reagimi i Basir Çollakut i cili shprehet se në Shqipëri i kërkojnë me qiri lajmet kundër Trump. Sipas Çollakur ambasada amerikane në vend nuk e merr si shqetesim dhe reagim pa vend këtë të Dalina Ficos pasi është kurdisje pushteti e Soros dhe dihet dashuria e mazhorancës për të.

“Si nuk degjova nje Ambasador te huaj ne SHBA, te qortoje protestuesit edhe kur jane te paguar, per pak rremuje. Madje ne Tirane kerkojne lajmet kunder Trump me qiri. Dje lexova ne nje replike te gruas se nje ministri tek aludonte per presidentin amerikan si nje biznesmen idiot dhe seksist. Ambasada amerikane ne Tirane, nuk e merr si shqetesim dhe reagim pa vend. Fundja gruaja ministrore, eshte kurdisje pushteti e Soros dhe dihet dashuria e mazhorances per te, duke nisur nga kreu.faxweb.al

 
 
 

Comments


Liqeni Artificial i Tiranës, Tiranë, Albania

  • Facebook
  • Twitter
  • LinkedIn

©2017 by Globnews.Al. Proudly created with Wix.com

bottom of page