Rama voton njësoj si Serbia, kundër SHBA
- Glob News
- Dec 22, 2017
- 4 min read
Shqipëria ka dalë në OKB kundër SHBA-ve dhe presidentit amerikan Donald Trump lidhur me vendimin për njohjen e Jeruzalemit kryeqytet të Izraelit. Votimi përsëritet periodikisht në versione të ndryshme në Nju Jork, por Shqipëria, prej 1992-it, asnjëherë nuk ishte rreshtuar kundër propozimeve politike të Uashingtonit. Prej 2005-s, kur ish-kryeministri Berisha vuri vijën e kuqe se Shqipëria s’do të rreshtohej kurrë kundër SHBA, kemi pasur votimet e 2009 dhe 2012 kur Tirana nuk ka votuar kundër interesave amerikane. Prej 2013-s, Edi Rama e provon dy herë rresht se ai mendon njësoj si Serbia, si Rusia dhe si Kina dhe tani s’ka më pikëpyetje: Edi Rama e ka shndërruar Shqipërinë në një territor armiqësor ndaj interesave amerikane
BE, pa qëndrim të unifikuar për Izraelin, secili shtet vendosi sipas interesave kombëtare
Reagimi i ambasadores amerikane në OKB: “Votimi përcaktoi qëndrimin e vendeve ndaj Uashingtonit, edhe qëndrimin tonë ndaj tyre”
Shqipëria ka dalë kundra SHBA-ve dhe presidentit amerikan Donald Trump për njohjen e Jeruzalemit kryeqytet, në votimin e djeshëm në mbledhjen e Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara. Edvini sërish nuk i thirri mendjes dhe doli hapur kundër vendimit të Presidentit Trump, paçka se kjo votë anti SHBA, do të thotë votë kundër interesave tona. Qysh në krye të herës, Rama ka shprehur hapur qëndrimin e tij kundër Presidentit Trump, duke i vënë shkelmin investimit shumë vjeçar të miqësisë dypalëshe Shqipëri-SHBA. Duke shkelmuar miqësinë shumëvjeçare me SHBA-të dhe duke tentuar të hidhet krah vendeve të Lindjes, Edvini po vë në rrezik interesat tona kombëtare. Pas 27 vitesh vendi ynë rreshtohet kundër Trump, duke shprehur hapur mosmirënjohjen, pavarësisht se SHBA-të kanë qëndruar pranë kombit tonë në çdo moment delikat. Ky veprim i papërgjegjshëm i një kryeministri bandit e të kapur prej krimit e drogës, e po aq edhe prej simpatisë së pa fshehur për vendet komuniste po shkatërron të ardhmen e vendit tonë. Pavarësisht se ministria e Punëve të Jashtme në vendin tonë u justifikua, duke theksuar për votë sipas historisë, por rregullisht Shqipëria ka abstenuar në rastet e Palestinës, nuk ka votuar “pro”. Mashtrimin e Edvinit se i qëndroi besnik linjës së BE-së e vërteton edhe vota abstenim e gjashtë vendeve anëtare të Bashkimit Europian. Është ashiqare se kjo votë kundër SHBA e vendit tonë është kundër një vendi mik dhe një rreshtim kah Kinës dhe Rusisë, rreshtime këto jo surprizë kur vijnë nga një kryeministër dashuronjës i diktaturës dhe izolimit. Vota kundër SHBA-së e vendit tonë është komentuar gjerësisht, ndërsa para votimit ish kryeministri Berisha, deputeti demokrat Tritan Shehu e shumë figura të tjera bën apel për ndreqjen e gabimeve të së shkuarës dhe votën pro Trump si votë në mbrojtje të interesave të vendit tonë. Por, sërish Rama veproi me kokën e vet, duke mos ngurruar ta shfaq antipatinë që ka ndaj presidentit të SHBA-ve. Sipas Times of Israel, Shqipëria votoi pro rezolutës egjiptiane, ndërsa në rajon Kroacia, Bosnja dhe Hungaria kanë abstenuar. Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara ka miratuar rezolutën që u bën thirrje Shteteve të Bashkuara që të tërhiqet nga vendimi i njohjes së Jeruzalemit si kryeqytet të Izraelit. Ndaj kësaj rezolute 128 vende anëtare kanë votuar pro, 35 kanë abstenuar dhe 9 vende të tjera kanë dalë kundër rezolutës. Teksti i rezolutës thotë se çdo vendim për statusin e Jeruzalemit “është nul dhe i pavlefshëm” dhe duhet të tërhiqet. Para se të votohej, Donald Trump dhe ambasadorja e SHBA në OKB paralajmëruan vendet anëtare për ndërprerje të ndihmave financiare nëse votojnë pro rezolutës. Ndërkohë, ministri i Jashtëm palestinez u kërkoi shteteve anëtare që të refuzojnë shantazhin. Nga ana tjetër, para se të hidhej për votim, kryeministri izraelit, Benjamin Netanjahu paralajmëroi refuzimin e këtij rezultati dhe e cilësoi OKB-në si “shtëpinë e gënjeshtrave”, ndërsa përfaqësuesi izraelit në OKB ishte akoma më i ashpër.“Ky votim do të përfundojë në koshin e plehrave të historisë”, tha ai.
Reagimi i ambasadores Haley: Votimi përcaktoi qëndrimin e vendeve ndaj Uashingtonit
Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të shënojnë emrat e atyre shteteve, të cilat në Asamblenë e Përgjithshme të Organizatës së Kombeve të Bashkuara votuan në favor të rezolutës, me të cilën kritikohet vendimi i presidentit amerikan, Donald Trump, për të njohur Jerusalemin si kryeqytet të Izraelit. Këtë nëpërmjet profilit të saj në Twitter e paralajmëroi ambasadorja amerikane në OKB, Nikki Haley. “Në OKB nga ne gjithmonë kërkohet që të bëjmë më shumë dhe të japim më shumë. Për këtë arsye, kur ne marrim vendim, në përputhje me vullnetin e popullit amerikan, për atë se ku do të jetë ambasada jonë, nuk presim që të sulmohemi nga ata, të cilët i kemi ndihmuar. Të enjten do të votohet për rezolutën, për të kritikuar vendimin tonë. Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të shkruajnë emrat”, shkroi Haley në Twitter. Washingtoni të hënën bllokoi me veto në Këshillin e Sigurimit rezolutën, me të cilën u kërkua tërheqja e vendimit të Trumpit për të njohur Jerusalemin si kryeqytet të Izraelit, propozim-rezolutë e cila u mbështet nga 14 shtetet tjera anëtare. Ndërkohë, Asambleja e Përgjithshme miratoi rezolutën, me të cilën konfirmohet e drejta e popullit palestinez për vetëvendosje. Në favor të kësaj rezolute votuan 176 shtete anëtare, shtatë votuan kundër, në mesin e tyre edhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Izraeli, ndërsa katër të tjera ishin të përmbajtura.

Comments