Monika Kryemadhi “hap krahun”: Edi Rama po pastron para me Partizanin
- Glob News
- Dec 22, 2017
- 1 min read
Monika Kryemadhi ka lëshuar akuza të forta ndaj Ramës, ajo tha se kryeministri udhëton në vende të ndryshme të botës, në Azi, Katar, Marok dhe Amerikë, për të pastruar paratë.
Kryemadhi shkoi edhe më tej, duke thënë se Edi Rama ka përdorur edhe ekipin e futbollit të Partizanit. “Rama bën pastrim parash në Azi, Katar, Marok dhe Amerikë. Pse humbi Partizani 5-0 me Luftëtarin, sepse këta luajnë me baste jashtë Shqipërisë”, tha Kryemadhi.
Kujtojmë që në ekipin e Partizanit, është Drejtori i Përgjithshëm vëllai i kryeministrit,

ndërsa në pronësi është në emër të mikut të kryeministrit, biznesmeni Gaz Demi.
Comments