Vasilika Hysi tregon se njihet me kandidaten Marku.
- Glob News
- Dec 18, 2017
- 1 min read
E vetmja kandidate femër për kryeprokuror, Arta Marku, ka shpalosur ditën e sotme platformën e saj në seancën dëgjimore në komision, i cili është braktisur nga anëtarët e PD-së.
Marku u shpreh se një prej arsyeve të kandidaturës së saj është fakti se e cilëson në kaos organin e akuzës në vendin tonë. Ajo foli për karrierën e saj në qytetin e Shkodrës, ndërsa më tej iu përgjigj edhe pyetjeve të anëtarëve të komisionit.
Ndër të tjera, Marku tha:
Iu përgjigja thirrjes publike, pasi i plotësoj të gjitha kushtet. Zgjodha të jem pjesë e garës pasi e shoh Prokurorinë në kaos. Prokurorët janë të demotivuar, pasi emërimet, transferimet dhe ngritjet në detyrë nuk kanë lidhje me meritat. Ka vështirësisë në zbatimin e ligjeve, pjesë e paketës së Reformës në Drejtësi”.
E pyetur se cili ka qenë autoriteti më i lartë që ka hetuar, kandidatja u përgjigj:
Duke pasur parasysh se Shkodra është një qytet periferik, organi më i lartë është kryebashkiaku. Çështja më e lartë është hetimi i 4 anëtarëve të Këshillit Bashkiak”.
Pa dashur, në nisje të seancës dëgjimore, deputetja socialiste Vasilika Hysi tregoi si pa dashje, se njihet me kandidaten Marku.
Hysi i tha Arta Markut se kishte kohë pa e parë, ndërsa nuk dha detaje të tjera.
Arta Marku është emri më i favorizuar për postin e kryeprokurores së Përgjithshme të përkohshme.

Comments