Rama, me kryeprokurorin, po sjell kaosin
- Glob News
- Dec 18, 2017
- 3 min read
Urgjenca e kryeministrit për të mbyllur dosjet e narkotrafikut dhe për të ndaluar që hetimet të mbërrijnë deri tek ai apo familjarët e tij, po e çon vendin në kaos dhe në përplasje civile. Vendimi antikushtetues për të uzurpuar zyrën e kreut të akuzës rrënon çfarëdolloj klime dialogu mes palëve, zeron shpresat e Shqipërisë për çeljen e negociatave me BE-në dhe paralajmëron një stinë të vështirë politike që mund të vërë në rrezik edhe stabilitetin e vendit
Vendosmëria e Edi Ramës për të kapur sistemin e drejtësisë është e pashmangshme. I zënë ngushtë nga skandalet e drogës, skandale që gjenden në dosjet voluminoze në zyrat e Prokurorisë së Përgjithshme kanë vënë në lëvizje mazhorancën e drogës që të përdor çdo lloji mënyre vetëm e vetëm që të arrij të dalë mbi Kushtetutën dhe ligjet e vendit dhe të vendos nën hyqmin e vet postin e Prokurorit. Përpjekja e pandalshme e Edvinit për të dalë mbi kompetencat e ligjit dhe kushtetutës së vendit për të mbyllur dosjet e narkotrafikut dhe për të ndaluar që hetimet të mbërrijnë deri tek ai apo familjarët e tij, po e çon vendin në kaos dhe në përplasje civile. Nëse Edvini nuk tërhiqet nga vendimi uzurpues për të vendosur nën hyqmin e vet institucionin e akuzës atëherë vendi është drejtë një kaosi dhe destabiliteti të thellë. Kryeministri duhet të heqë dorë nga uzurpimi i institucionit të Prokurorisë dhe t’i hap rrugë dialogut dhe konsensusit politik si e vetmja zgjidhje për vendin dhe të ardhmen e qytetarëve shqiptar. Një drejtësi e reformuar është pikësëpari ëndrra e shqiptarëve që më në fund të marrin një gjykim të drejtë dhe të mos enden nëpër institucione duke dhënë ryshfete, ndërsa duke i larguar duart nga kapja politike e sistemit të drejtësisë po ashtu i hapet drita jeshile vendit për t’u integruar në familjen evropiane. Andaj Rama duhet të reagoj për të shmangur reagimin e tërbuar të shqiptarëve të nëpërkëmbur dhe këtë ta nis me dorëzimin e ish ministrit të Brendshëm dhe të gjithë funksionarëve e tjerë që duke përdorur postin kanë përfituar miliona në kurriz të qytetarëve shqiptarë. Por, nga shpejtësia e veprimeve që po ndërmerr baroni i narko-shtetit, duket se përplasja është e pashmangshme. Rama siç duket i ka premtuar bashkëpunëtorit të tij, Saimir Tahirit se dyert e qelisë nuk do të hapen kurrë për asnjërin prej të dyve, sikundër që nuk do të lejoj asnjëherë një sistemi drejtësie të pavarur nga duart e ndyra të politikës. Duke qenë iniciatori i gjithë kësaj skeme të ndyrë për vendin në vetëm pak vite, kryeministri duke se është zotuar me veten edhe bandat që nuk do të lejoj askënd që t’i prish planet. Andaj ndërmarrja e këtyre vendimeve antikushtetuese për të uzurpuar institucionet e Kryeprokurorit dhe gjithë sistemin e drejtësisë përveçse zeron shpresat e Shqipërisë për çeljen e negociatave me BE-në, por paralajmëron edhe për një stinë të vështirë politike që mund të vërë në rrezik edhe stabilitetin e vendit.
Sot, PD mbledhje urgjente të Grupit Parlamentar / Pritet të vendoset strategjia që do të ndjekin deputetët demokratë në lidhje me vendimin e mazhorancës për postin e kryeprokurorit/ Partia Demokratike do të mbledhë pasditen e së shtunës grupin parlamentar, ku pritet të merren vendime politike në lidhje me vendimin e mazhorancës parlamentare për zgjedhjen e kryeprokurorit të ri në seancën e së hënës. Pritet që në këtë mbledhje të përcaktohet strategjia që do të ndjekin deputetët e PD-së në seancën ku do të votohen kandidatët për Kryeprokuror të Përkohshëm, pasi Komisioni i Ligjeve përzgjodhi 3 emra nga 7 që garuan për këtë pozicion. Burime nga PD bëjnë të ditur se mbledhja e grupit parlamentar do të mbahet në selinë e PD-së në orën 18:00 të së shtunës, ndërsa i është kërkuar ligjvënësve të partisë më të madhe të opozitës dhe aleatëve të saj, të jenë të pranishëm.

Comments