top of page

Arta Marku kusherira e Ulsi Manjes

  • Writer: Glob News
    Glob News
  • Dec 18, 2017
  • 1 min read

Kandidatët e përzgjedhur nga PS për kryeprokuror, janë përfolur në media për lidhjet e tyre me eksponentë të lartë brenda partisë. Në media tashmë kanë dalë lidhjet e secilit prej kandidatëve për Prokuror të Përgjithshëm të Përkohshëm, fijet që i lidhin me Edi Ramën dhe eksponentët e PS që lobojnë për secilin prej tyre. Të paktën dihet që Arta Marku është e propozuar dhe mbështetur nga Ulsi Manja, ndërsa Ferdinand Elezi ka shpresë se ndikimi i Vangjush Dakos do të bëjë efektin e duhur. Kushdo që do të zgjidhet nga të tre kandidatët është e qartë se që ditën e parë të punës do t’i ketë një borxh të madh Edi Ramës, që tashmë ka kontrollin e plotë të prokurorisë. Vetë Rama e ka marrë vendimin tani për emrin që do të zëvëndësojë Adriatik Llallën, por në media nuk ka dalë asgjë e sigurtë. Deri në momentin e fundit para seancës, emri i Prokurorit të ri të Përkohshëm do të mbahet i fshehtë, për të shuar zërat se çdo gjë ka qenë e paracaktuar shumë kohë më parë

 
 
 

Comments


Liqeni Artificial i Tiranës, Tiranë, Albania

  • Facebook
  • Twitter
  • LinkedIn

©2017 by Globnews.Al. Proudly created with Wix.com

bottom of page