top of page

Çështja Tahiri dhe bomba e dytë që pritet të plasë në dosjen ‘Xibraka’

  • Writer: Glob News
    Glob News
  • Dec 15, 2017
  • 2 min read

Ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri prej gati dy muaj është vënë në ballë të ciklonit, duke u akuzuar drejtpërdrejt si një ish-ministër i Brendshëm që është implikuar në trafikun e drogës, dhe më konkretisht në grupin kriminal të Habilajve, që janë kushërinjtë e tij. Gjykata e Krimeve të Rënda arriti sot të konfirmojë vendimin për caktimin e masës së sigurim bllokim të pasaportës për shtetasin Tahiri, ndërkohë që ish-ministri i Brendshëm u largua nga ambjentet e gjykatës vetëm, duke pëshpëritur fjalët “Faleminderit…Faleminderit”. Dalja e emrit të Tahirit në dosjen kriminale Habilaj, tashmë është mësuar dhe se dy prokuroritë si ajo shqiptare dhe ajo italiane, pra e Katanias, kanë nisur hetime ndaj Tahirit si i dyshuar në trafikun e drogës, pasi nëpërmjet postit dhe benefiteve që ai gëzonte në Ministrinë e Brendshme ka favorizuar trafikun e drogës nga Shqipëria në Itali. Por “Kombinews” mëson se kjo është vetëm maja e ajsbergut në këtë çështje, pasi dy bomba të tjera pritet të plasin sërisht, ku emri i ish-ministrit Saimir Tahiri dhe gruas së tij është prezent. Mesazhet telefonike të gjetura në telefonin e biznesmenit të arrestuar Orest Sotës me gruan e Tahirit, për çështjen e tenderave pritet të hedhin dritë mbi një skandal tjetër. Bashkëshortja e Tahirit, në këto mesazhe del e kompromentuar, pasi bisedon me Orest Sotën lidhur me fitimin e tenderave të Ministrisë së Brendshme, gjatë kohës kur në krye të këtij dikasteri ka qenë ministër Tahiri. Ndërkohë bomba e dytë dhe më e rëndë që duket se po përgatitet të plasë gjatë vitit 2018, lidhet me çështjen “Xibraka”. Përgjimet e kryera nga Prokuroria e Hanoverit në Gjermani për anëtarët e grupit Xibraka, duket se kanë interceptuar dhe biseda ku anëtarët e këtij grupi flasin për Saimir Tahirin, dhe disa biznesmenë të tjerë shumë të njohur në vend dhe djemtë e disa ish-ministrave të Partisë Socialiste. Njëherësh në këto përgjime del dhe emri i një biznesmeni që administron një klub futbolli në Shqipëri etj.

 
 
 

댓글


Liqeni Artificial i Tiranës, Tiranë, Albania

  • Facebook
  • Twitter
  • LinkedIn

©2017 by Globnews.Al. Proudly created with Wix.com

bottom of page