top of page

Të fortët e PS shitën ndihmat e përmbytjeve në fshatin Ferras

  • Writer: Glob News
    Glob News
  • Dec 15, 2017
  • 1 min read

Ish-Kryeministri Berisha ka publikuar një video në rrjetin social Facebook, ku shihet se si grabiten ndihmat e banorëve të përmbytur. “Shikoni se si plaçkisin ndihmat e Ferrasit të përmbytur bandat e PS”, shkruan Berisha dhe më poshtë publikon mesazhin e qytetarit dixhital. “Përshendetje dr. Të fortët e Levanit të PS shitën ndihmat e fshatit Ferras. Ju lutem bëjeni publike!”, shkruan qytetari në statusin e tij. Ndërkohë banorët ankohen se ende nuk janë bërë vlerësimet për dëmshpërblimet nga përmbytjet. Fermerë të zonës së Frakullës iu drejtuan Bashkisë së Fierit për të kërkuar verifikimin e dëmeve nga përmbytjet. Në Frakull vërshimi i Vjosës 2 javë më parë ka dëmtuar qindra ha me sera. Banorët pretendojnë se asnjë grup verifikimi nuk ka mbërritur në zonë për të bërë vlerësimin e dëmeve. Një përfaqësi e tyre u prit nga zyrtarë të Bashkisë ku u është premtuar verifikimi i dëmeve. Fermerët po kërkojnë më tepër furnizime me bazë ushqimore dhe medikamente për kafshët. Ndihmat në këto zona po shpërndahen nga ushtria nën kujdesin e Bashkisë, por ato duken të pamjaftueshme për të ushqyer rregullisht tufat me bagëti. Në Darëzëzë dhe Povelçë shumë ha tokë janë ende nën ujë. Për këtë shkak pa ushqim janë tufa të tëra me bagëti. Uji po tërhiqet mesatarisht 3 centimetra në ditë çka do të thotë se do të duhen edhe të paktën dy javë deri në largimin e plotë të tij. Nga ana tjetër, kjo situatë përbën rrezik për shëndetin e banorëve për shkak të ndotjes nga kafshët që kanë mbetur nën ujë pas përmbytjeve të Vjosës.

 
 
 

Comments


Liqeni Artificial i Tiranës, Tiranë, Albania

  • Facebook
  • Twitter
  • LinkedIn

©2017 by Globnews.Al. Proudly created with Wix.com

bottom of page