top of page

Skandali/Veliaj blen çmimin “Inovatori i vitit” në Ankara - Tirana gdhihet tërësisht e shkatërruar d

  • Writer: Glob News
    Glob News
  • Dec 15, 2017
  • 2 min read

Marioneta e Edvinit në Bashkinë e Tiranës është duke punuar fort për ta shitur veten tek publiku i gjerë si kryebashkiaku i punës, i qytetarëve, ai që ngrihet dhe bie me mendjen se si ta përmirësojë jetesën e kryeqytetasve. Për këtë ai ka punësuar një staf të madh që përkujdesen për imazhin e tij, ndërsa e vendosin të pozojë para aparatit fotograf në çdo moment të ditës. Dje, në media është shpërndarë lajmi se kryebashkiaku Veliaj ka zhvilluar vizitë dyditore në Ankara për të marrë pjesë në Samitin Botëror të Qyteteve Inteligjente. Në këtë Samit, Tirana u vlerësua si një nga tre qytetet më inovative për vitin 2017. Në fjalën e mbajtur në këtë samit, kryebashkiaku Veliaj prezantoi arritjet nga Bashkia e Tiranës, e cila falë reformës administrative, mirë menaxhimit të të ardhurave, si dhe përqafi mit të inovacionit, ka mundur t’i japë vëmendjen e duhur dhe të realizojë transformimin e kryeqytetit, tha Veliaj. Erioni, në fakt prej gati dy vitesh në krye të Bashkisë Tiranë veçse ka vështirësuar jetesën e qytetarëve. Ai prej dy vitesh endet mbi kryeqytet me rritje takash, me betonizim edhe të parcelave të fundit me bar, me ndërtimin e kullave shumëkatëshe, duke e shndërruar kryeqytetin në një prej më të ndoturve në Evropë. Veliaj ka folur për transformimin e qytetit, por në fakt i vetmi transformim i Tiranës është ai i betonit, i ndotjes, i vështirësive në qarkullim, i taksave të larta, i gjobave të majme dhe dhënien e sa më shumë koncesioneve për klientelën oligarke. Pavarësisht se çka propagandojnë mediat pranë tij, të gjithë e dimë që Veliaj e ka blerë çmimin në Ankara për të perfeksionuar imazhin e tij dhe se e vërteta e thjeshtë është që Tirana sikundër gjithë Shqipëria vuan pasojat e një qeverisje kriminale e banditeske.

 
 
 

Comments


Liqeni Artificial i Tiranës, Tiranë, Albania

  • Facebook
  • Twitter
  • LinkedIn

©2017 by Globnews.Al. Proudly created with Wix.com

bottom of page