top of page

Berisha - Ramës, i ngjan këlyshit që po t’i thuash kuç, leh më shumë

  • Writer: Glob News
    Glob News
  • Dec 14, 2017
  • 1 min read

Duke folur në sallën e Kuvendit, ish-kryeministri Sali Berisha ka treguar një histori të rinisë së tij, me dy qentë që kishin në shtëpi. Historia që tregoi ish-kryeministri: “Kishim dy qenë në shtëpi. Njëri ishte një qen i madh dhe e mbanim të lidhur me rrethore. Ujk nuk kishte që i afrohej. Sapo i thosha unë ‘skape’, ai sulej dhe nuk i ndante dot njeri, as unë nuk i ndaja dot. Ndërsa tjetri ishte një klysh që vetëm lehte. Lehte e më bezdiste shumë, sa unë i thoja, mos leh. Dilte gjyshja në ballkon e më thoshte: Çfarë ke më thoshte? Më çmendi ky këlyshi, i thosha. Mos i thuaj ashtu sepse sa herë ti thuash pusho, leh më shumë, më thoshte ajo”.

 
 
 

Comments


Liqeni Artificial i Tiranës, Tiranë, Albania

  • Facebook
  • Twitter
  • LinkedIn

©2017 by Globnews.Al. Proudly created with Wix.com

bottom of page