Deklarata e ambasadorit Lu kundër zgjedhjes së Presidentit Trump: Zgjedhjet u hakeruan
- Glob News
- Dec 13, 2017
- 1 min read

Gjatë fjalës së tij sot në një konferencë të organizuar nga OSBE për çështjen e futjes së teknologjisë në zgjedhjet në Shqipëri, ambasadori amerikan në Tiranë, Donald Lu, lëshoi një “bombë” që u kap nga pakkush, edhe për arsyen se në pamje të parë nuk ka të bëjë me vendin tonë direkt.Duke folur për votimin elektronik, Lu ndau me pjesëmarrësit edhe përvojën në SHBA. Por mes të tjerave ai bëri edhe një deklaratë “të çuditshme” për zgjedhjet e fundit presidenciale në SHBA, të cilat u fituan nga Donald Trump.“Votuesit kishin dyshime për teknologjitë e reja, sidomos të moshuarit nuk ishin rehat me idenë e të votuarit me pajisjet. Tani në SHBA ka probleme të tjera, hakerimi i zgjedhjeve. Gjatë zgjedhjeve të fundit në SHBA kemi parë hakerim. Por kjo mund të jetë vulnerable”, deklaroi ambasadori Lu.
Kommentare