Deklarata bombë e ish-ministrit të Drejtësisë / Lu & Lei duhet të shpallen “non grada”
- Glob News
- Dec 8, 2017
- 1 min read
Ish-Ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani ka reaguar ashpër ndaj dy ambasadorëve, atij të SHBA-ve, Donald Lu dhe asaj të BE-së, Romana Vlahutin.
Pas deklaratave të bëra sot nga ambasadorët



për kryeprokurorin e ri, Manjani ka shkruar në rrjetet sociale.
Sipas tij, ambasadorët nuk mund të vendosin për çështje që i përkasin shtetit shqiptar.
‘Lu&Lei nuk mund të vendosin për çështje që i takojnë strikt përfaqësuesve të popullit Shqiptar!
Aq më pak mund të vendosin duke sugjeruar shkeljen e Kushtetutës së Republikës!
Në çdo shtet normal, do tu ishte filluar proçedura e shpalljes non-grata, në një situatë të tillë!’, shkruan Manjani në Twitter.
Commenti