top of page

Vasili: Kryeministri një sharlatan e kultivues i rëndomtë droge, bën injorantin nëpër Evropën politi

  • Writer: Glob News
    Glob News
  • Dec 7, 2017
  • 2 min read

Vëmendja e shqiptarëve në këtë fillim jave u zhvendos në Bruksel, aty ku dy liderët e politikës zhvilluan takime të nivelit të lartë dhe patën diskutime për çështjen e integrimit evropian të vendit. E teksa Evropa është vendosur në alarm prej kanabisit dhe krimit, e i vendosi kryeministrit Edi Rama një afat kohor për të luftuar dy fenomenet, në Bruksel spikatën komentet e krye baronit të drogës. I gjendur në vështirësi, Edvini foli si ‘kodra mbas bregut’, duke i bërë presion BE-së për zgjerimin me tezën e rrezikut të madh, që buron prej dashurisë së tij për Kinën, Rusinë dhe në mënyrë të shpeshtë për islamin turk. “Kina, Rusia dhe Turqia do na ofrojnë diçka tjetër. Kina ka shumë për të ofruar”, tha Rama. Ai foli madje edhe për martesa të reja e të dëmshme për rajonin, ndërkohë që linjën e tij të shantazhit ja shkallmoi diplomati evropian Thomas Mayr Harting, i cili u përpoq të sigurojë Ramën se BE vazhdon të mbetet e përkushtuar ndaj rajonit. “Dyshoj se ndonjë nga vendet e rajonit do të bëhet pjesë e familjes kineze,” tha diplomati. Lidhur me këtë situatë që u krijua në Bruksel prej pakujdesisë së “qëllimshme” e të dëmshme të Edi Ramës, ka reaguar me anë të një postimi në Facebook edhe kreu i grupit parlamentar të LSI, Petrit Vasili. “Kryeministri i inkriminuar bën interesantin dhe injorantin nëpër Evropën politike”, thotë Vasili. Ai i ka ndjekur me vëmendje vizitat e kreut të qeverisë në Evropë dhe thekson se “Evropa ka parë plot sharlatanë politike ndaj e dëgjon me indiferencë dhe përçmim këtë kultivues të rëndomtë droge”. Lidhur me dashurinë e Ramës për lindjen, Vasili thotë se e përçmon me neveri, pasi kryeministri është një antishqiptar, që i falet kujtdo dhe gjithçkaje vetëm që t’i shpëtojë shtetit ligjor. “Shqipëria dhe shqiptarët përjetësisht ka qenë orientuar vetëm drejt perëndimit, pra drejt SHBA-ve dhe BE-së. Edhe ata politikanë që kanë dashur ta orientojnë ndryshe Shqipërinë kujtohen me përçmim dhe shqiptarët kanë imponuar një vullnet të tillë vetëm e vetëm perëndimor. Po kështu shohin me përçmim e neveri këtë histerinë e kryeministrit, që SHBA dhe Evropës i tregon Rusinë, Kinën etj… Kryeministri i paaftë dhe antishqiptar, që drejton vendin nuk e duron dot shtetin ligjor, që amerikanët dhe europianët duan në Shqipëri, sepse ky shtet është kundër drogës, krimit, korrupsionit dhe koncesioneve”, shprehet Vasili. Në fund, Vasili thekson se Rama do të ikë pasi i ka humbur të gjitha betejat për të ardhmen e Shqipërisë. “Ndërsa ky shkollepaku qe medemek i jep mend Europes mijëvjeçare, do qe te beje shtetin e trafikanteve, krimineleve dhe aventurierëve. Është i humbur, do te ike dhe do ta qeshin edhe si mendjehumbur që është”, përfundon me ironi postimin e tij ish-kreu i LSI.

 
 
 

Комментарии


Liqeni Artificial i Tiranës, Tiranë, Albania

  • Facebook
  • Twitter
  • LinkedIn

©2017 by Globnews.Al. Proudly created with Wix.com

bottom of page