top of page

Heroinë nga Turqia e Shqipëria, arrestohen në Greqi 3 shqiptarë

  • Writer: Glob News
    Glob News
  • Dec 5, 2017
  • 1 min read

Përsëri vendi ynë është në faqet e para të mediave greke për trafikun e drogës, i cili gjatë javëve të fundit ka qenë tema më e diskutuar në vendin fqinj. Një bandë që merrej me prodhimin dhe transportimin e lëndëve narkotike është shkatërruar nga policia helene, ku në pranga kanë rënë tre shtetas shqiptarë dhe një vajzë greke.

Gjatë këtij mega-operacioni u sekuestruan 28 kg lëndë narkotike e llojit heroinë e pastër. Këta shtetas drejtoheshin nga një 32-vjeçar shqiptar, i cili kishte rolin kryesor në organizimin dhe ndarjen e detyrave. Droga u sekuestrua në një tavernë, e cila dyshohet të ketë qenë edhe vendi i punës i kësaj organizate dhe pikërisht aty u arrestuan edhe katër shtetasit.

Mediat greke bëjnë me dije se në këtë zonë kishte sasi të madhe lënde narkotike e cila vinte nga Shqipëria dhe nga Turqia. Në cilësinë e provës materiale autoritetet e ndjekjes penale sekuestruan edhe spatula, një kuti prej druri, etj. të cilat mësohet se shërbenin për paketimin e barnave.

Gjatë këtij aksioni u gjetën edhe 59 pako heroine, dhe pesha e lëndës narkotike është 28 kg dhe 708,5 gram drogë e një lloji tjetër. Gjithashtu në muret e ngushta të kësaj zone, policia gjeti edhe 5 kg lëndë narkotike e cila deri tani është e panjohur dhe u është dërguar ekspertëve, që përmes laboratorëve të specializuar të përcaktojnë llojin e saj. Autoritetet greke kanë nisur hetimet për 32-vjeçarin shqiptar që njihej si “truri i organizatës” edhe për trafikim të të miturve.

Greqi: Sekuestrohen 28 kg heroinë, në pranga 3 shqiptarë

Heroina e sekuestruar

dy.b/shqiptarja.com

 
 
 

Comentarios


Liqeni Artificial i Tiranës, Tiranë, Albania

  • Facebook
  • Twitter
  • LinkedIn

©2017 by Globnews.Al. Proudly created with Wix.com

bottom of page