Ngjela: Rama kryeministër që është i çalë nga mendja dhe gënjeshtar. Duhet të ikë urgjent
- Glob News
- Dec 3, 2017
- 2 min read
Spartak Ngjela
Përmbytja do të rreshtet sot; por dëmet janë në të mbjella dhe banesa. Ato janë shumë të mëdha, dhe shqipëtarët me kushtetutë kanë të drejtën e kompesimit nga qeveria e tyre, për dëmet që u janë shkaktuar nga kjo përmbytje. Ndërsa, në këtë kohë, qeveria Rama është pa para.
E kompension dot popullin e varfër kjo qeveri pa para? Kurrë. Do të dëgjoni vetëm gënjeshtra nga një kryeministër që është i çalë nga mendja dhe gënjeshtar.
Vjedhësit e grabitën shqiptarin me portofolin e ministrit, drejtorit dhe kryeministrit, por, tani që nuk kanë çfarë t'i japin; përse rrinë ende në pushtet? Ku i ka paratë e emergjencës për dëmet natyrorë qeveria Rama? Nuk ka para! Atëherë pse rri në drejtim?
Shqiptarët janë në hall të madh: ata kanë në krye një lolo- kryeministër të korruptuar që e ka bllokuar Perëndimi se nuk po bën Reformën në Drejtësi . Prapë do ta bllokojnë.Po, përse e do pushtetin pa para ky lolo që po i lodh shqiptarët deri në ekstem? Vetëm për sëmundjen e tij.

. Ose të gjejë paratë për të kompensuar dëmet e shqiptarëve nga përmbytja, ose Edi Rama të ikë një orë e më parë; që të vijë në drejtim kryeministri që do Uashingtoni dhe Berlini në formimin e qeverisë antikorrupsion.
Shqiptarët janë në emrgjencën e një fatkeqësie të madhe natyrore. Ata duan ndihma; por këto nuk mund t'i jepen Ramës. Atëherë duhet të ikë Rama; dhe jo të vuajnë shqiptarët për një kryeministër parazit.
Rama duhet të ikë; sepse nuk e pranon koha. Ai e ka kohën kundër tij. Nëse mendon se me gënjeshtra fëminore dhe kokëngjeshje, nuk ikën, ta dijë mirë, se do të përfundojë shumë keq.
Comments