Kronika e një realiteti : “Shqipërinë e mori lumi”
- Glob News
- Dec 3, 2017
- 9 min read

Sot më shumë se kurrë merr kuptim kjo shprehje frazeologjike, sepse reshjet e dendura që ka rënë në vend gjatë dy ditëve të fundit, kanë përmbytur më shumë se gjysmën e territorit. Katër lumenjtë kryesorë të vendit si Vjosa, Semani, Shkumbini dhe Osumi rrezikojnë tashmë të përpijnë në rrjedhën e tyre Jugun e Shqipërisë, ndërsa shteti kanabist i Edi Ramës duket se ka humbur gjurmët dhe po refl ekton paaftësinë që e karakterizon në situata të tilla fatkeqësish natyrore. Gjendja është rënduar jashtëzakonisht shumë në orët e mesditës së djeshme, ku kanë nisur evakuuimet masive të banorëve në disa zona të vendit, ndërsa moti aspak premtues për ditën e sotme, pritet të shkaktojë një katastrofë, me dëme shumë më të mëdha se të vitit 2015. Mijëra hektarë tokë janë pushtuar nga uji në Fier, Vlorë, Gjirokastër, Berat e Tiranë, ndërsa shqiptarëve ju duhet të përballojnë të vetëm kostot e këtyre përmbytjeve, pasi qeveria refuzon të shpallë gjendjen e jashtëzakonshme. Situata ne rrethe/Fier: Situata e reshjeve të 24 orëve të fundit ka përkeqësuar gjendjen në territorin e Qarkut Fier,i cili është ndoshta më i rrezikuari, pasi aty kalojnë dy lumenj të rëndësishëm të vendit si Vjosa dhe Semani. Njëjtë si në 2015 në Fier, vërshimi i lumenjve pritet të shkaktojë dëme të mëdha materiale e të pushtojë qindra hektarë tokë bujqësore. Vetë prefekti i këtij qarku, Baki Bala ka dhënë alarmin mesditën e djeshme për të pritur orë më të këqija në vijim pasi prurjet e Vjosës kanë arritur në pikën kritike. Brenda qytetit të Fierit reshjet e dendura të shiut janë shoqëruar edhe me shkarkesa elektrike. Lumenjtë Seman dhe Gjanica rrezikojnë të përmbysin lagjet e qytetit. 150 efektivë të Forcave të Armatosura janë nisur me urgjencë në orët e mesditës drejt Fierit, ndërkohë që në gatishmëri kanë qenë edhe 100 efektivë të tjerë për të ndërhyrë. Po ashtu është vënë në dispozicion një helikopter për evakuim. Edhe Kosova e Lushnjes rrezikohet nga përmbytjet, ndërsa 6 grupe evakuimi nga Emergjencat Civile janë stacionuar në këtë zonë ditën e djeshme. Janë 6 motogomone me nga 4 persona në bord plus 3 ekspertë të metodikës dhe të vlerësimit. Vlorë: Përmbytjet masive që shkaktuan miliona euro dëme në qarkun e Vlorës në 2015, duket se fatkeqësisht do të përsëriten edhe këtë vit pasi një evakuim masiv ka nisur ditën e djeshme në zonën e Novoselës rreth orës 15:00. Sipas Emergjencave Civile 2500 familje janë të detyruara të lënë banesat e tyre për shkak të rrezikut të përmbytjes dhe theksohet se nëse banorët nuk do të duan të largohen me dëshirë, do të evakuohen me forcë nga grupet e shpëtimit. Raportimet për sasinë e reshjeve në Greqinë Veriore dhe juglindjen e vendit tonë kanë mjaftuar për të treguar se pritet një vërshim marramendës i lumenjve Seman, Vjosë dhe Shkumbin. Situata ditën e djeshme ka qenë e rëndë, por duket se do të marrë përmasa ekstreme gjatë ditës së sotme, duke kaluar edhe përmbytjen e 2015. Në orët e vona të ditës së djeshme lumi Vjosë ka dalë nga shtrati pranë urës së Mifolit. Në këtë zonë të njohur si tregu i gjësë së gjallë kanë mbërritur pasditen e djeshme edhe 100 forca të ushtrisë, por edhe i gjithë shtabi i emergjencës. Lumi Vjosë pasdite ka qenë 5.8 metër mbi nivelin e detit, që do të thotë që situata mund të përkeqësohet ndjeshë. Ndërkohë edhe lumi Bistricë ka dalë nga shtrati duke rrezikuar përmbytjen e banesave në fshatin Metoq. Situata ka qenë e rënduar edhe në Bashkinë e Selenicës, ku sipas të dhënave u rritën ndjeshëm prurjet e lumit Shushicë , që kanë rrezikuar zonat e njohura si Bishti i Malit dhe ura e Gjormit. Gjirokastër: Qarku i Gjirokastrës është një nga më të goditurit prej valës së përmbytjeve dhe situata ka qenë mjaft e rënduar në dhjetëra akse rrugore, por edhe brenda qytetit, ku janë përmbytur disa banesa. Pamjet e publikuara nga mediat tregojnë se qyteti i Gjirokastrës është mbuluar nga uji dhe balta, dhe qarkullimi duket tejet i vështirë. Njerëzit përpiqen të eliminojnë disi ujin, por në kushtet e paraqitura duket e vështirë. Prej orëve të parë të mëngjesit të ditës së djeshme aksi nacional GjirokastërKakavijë ka mbetur i bllokuar për shkak të erozionit të krijuar nga ujërat në një pjesë të rrugës. Situata më kritike ka qenë në zonën e Zhulatit dhe gjithë zonën e Drinos, ku janë evakuuar dhjetëra familje. Sakaq raportohet se nga përmbytjet uji ka hyrë është në spitalin e Gjirokastrës dhe rrezikon të nxjerrë jashtë funksionit kaldajën. Edhe në zonën e Sarandës ka pasur problem të mëdha nga përmbytjet. Në njësinë administrative Lukovë, është bllokuar një rrugë në fshatin Nivicë, ndërsa në fshatin Shën Vasil përroi ka dalë nga shtrati dhe ka përmbytur disa toka. Situata më problematike ka qenë në zonën e ishfermës në lagjen «Qazim Pali» në Borsh. Uji ka përmbytyr lagjen “Gurëz” në Tepelenë, ku janë evakuuar mbi 8 familje, ndërsa prurjet masive të lumenjve e përrenjve rrezikojnë të marrin me vete edhe urën e vjetër 200 vjeçare të Ali Pashë Tepelenës që lidh Tepelenën me fshatin Bëçisht. Gjatë gjithë ditës së djeshme ka qenë i pakalueshëm aksi rrugor Uji i Ftohtë-Tepelenë.Ndërkohë të gjitha njësitë administrative të Tepelnës kanë qenë pa energji elektrike ndërsa aksi rrugor Bënçë-Lekdush është i bllokuar në disa segmente për shkak të rrëshqitjes së dherave. Dëme ka patur edhe në toka bujqësore, pasi disa hektarë tokë ullishte e pemëtari janë përmbytur. Tiranë: Si asnjëherë më parë kryeqyteti ka qenë ditën e djeshme i pushtuar nga uji dhe situata ka vijuar të mbetet problematike në shumë zona që e rrethojnë Tiranën. Forcat e Armatosura kanë punuar gjatë gjithë natës për të evakuuar banorët, që ndodheshin nën ujë, kryesisht në pjesën e autostradës Tiranë-Durrës. Problemet më të mëdha janë përqendruar në këtë zonë gjatë orëve të mbrëmjes, ku si pasojë e mosekzistencës së kanaleve kulluese, për shkak të mbjlelljes së palmave nga qeveria, u paralizua lëvizja në aksin me më shumë lëvizje në të gjithë vendin. Situata ka qenë kaotike përgjatë gjithë orëve të mbrëmjes dhe mëngjesit, ku në pjesën e zonës së qendrës tregtare “City Park” u përdorën gomonet për të evakuuar të gjithë personat e mbetur brenda bizneseve dhe makinave. Gjithashtu në Vorë u përdorën eskavatorët për evakuimin e dy familjeve që kishin mbetur në shtëpitë e tyre të rrethuara nga uji. Dhjetëra familje janë përmbytur nga uji edhe në Kombinat, Yrshek, tek zona e Urës së Gjolës dhe pranë “QTU-së”. Mësohet se gjatë orëve të natës ajnë evakuuar edhe banorë në zonat e Dervenit dhe Arramejas. Po ashtu 22 banorë janë evakuar në fshatin Hasan, në Krujë, ndërsa situata problematike ka qenë në fshatrat rreth lumit Ishëm, i cili ka dalë nga shtrati duke pushtuar dhjetëra shtëpi. Dy gra janë transportuar me helikopter në Qendrën Spitalore «Nënë Tereza» në Tiranë dhe njëra prej tyre është futur direkt në sallën e operacionit. Ajo ishte një 53-vjeçe nga fshati Noj i Krujës, fshat i cili është krejtësisht i mbuluar nga uji dhe u arrit të shpëtohej nga ekipi i mjekëve dhe infermierëve në një terren tejet të vështirë. Një tjetër mision shpëtimi u krye në Zallbastar, ku një 39-vjeçare u transportua në QSUT me probleme akute intoksikimi. Reshjet e dendura që kanë përfshirë Tiranën kanë shkaktuar turbullirë në Liqenin e Bovillës, duke sjellë një situatë kritike në impiantin e përpunimit të ujit e për rrjedhojë në furnizimin me ujë për një pjesë të madhe të kryeqytetit. Edhe zona e Kamzës është përmbytur gjatë ditës së djeshme, ku dhjetra banesa në fshatin Valias janë mbuluar nga uji, që u ka shkaktuar dëme të mëdha materiale brenda në shtëpi, por edhe në bagëti. Banorët kanë apeluar për ndihmë nga institucionet, ndërsa kanë akuzuar qeverinë se nuk iu është përgjigjur për ndihmë. Sipas Bashkisë së Kamëz, shkak për përmbytjet është bërë bllokimi i kolektorit më të madh në këtë njësi ai Valiasit, i cili nuk ishte pastruar në 27 vjet si dhe kolektorëve të tjerë. Situatë e vështirë nga përmbytjet është krijuar në disa zona të Bashkisë Kamëz si Frutikulturë, Laknas, Bathore, Kamëz, Paskuqan , Kamëz dhe Fushë-Kërçik. Korçë: Edhe qarku juglindor është përballur me një situatë të rënduar nga reshjet e dendura të shiut. Aksi Lozhan-Moglicë ka qenë i bllokuar si pasojë e rrëshqitjes së gurëve, ndërsa probleme janë shfaqur edhe ne aksin Bilisht-Kapshticë. Ndërkohë Maliqi dhe fshati Lekas kanë qenë pa energji elektrike prej 7orësh, ndërsa bëhet me dije se rrezikohet të përmbytet Fusha e Maliqit, e cila është pika më delikate në Qarkun e Korçës, sepse më parë ka qenë një zonë kënetore. Edhe në qytettin e Pogradecit, fryrja e lumit të Vërdovës ka përmbytur disa shtëpi, por nuk ka evakuuime banorësh. Kukës: Reshjet e dëndura kanë shkaktuar probleme edhe në qarkun e Kukësit, kryesisht në rrjetin e energjisë elektrike. Në Bashkinë Kukës rreth 2.875 abonentë nuk janë furnizuar gjatë gjithë ditës me energji elektrike, ndërsa kanë mbetur në errësirë edhe Bashkia Has, Njësia Administrative Gjinaj (Fshatrat Kishaj e Pogaj), gjithsej 35 abonentë. Edhe rrethi i Tropojës ka pasur mungesë të furnizimit me energji elektrike. Njësitë administrative Bytyç, Tropojë e Vjetër dhe Qendër nuk janë furnizuar me energji elektrike. Në shkallë Qarku janë pa energji 3198 abonentë. Si pasojë e reshjeve ka vazhduar fenomeni i rënies së gurëve dhe inerteve. Situara problematike ka qenë në askin Kukës –Shishtavec. Ndërkohë prurjet në liqenin e Fierzës janë 2000 m3/s dhe niveli është rritur me 93 cm, duke arritur në 269.93m dhe e gjithë sipërfaqja e liqenit është e ndotur dhe e turbullt. Durrës: Qarku i Durrësit është prekur gjithashtu nga përmbytjet ku zonat më të rrezikuara kanë qenë ato të shijakut dhe Krujës. Në Shijak, lumi Erzen pasi ka arritur kuotat e nivelit maskimal ka dalë nga shtrati, së bashku me lumin Zezë, duke përmbytur dhjetëra banesa e qindra hektarë tokë. Në Shijak gjithashtu janë shembur tre ura duke izoluar totalisht fshatrat Gjepalaj, Çizmel dhe Shetel. Qarkullimi është i pamundur, ndërsa probleme të mëdha ka pasur edhe në Ballias. Deri në mesditë kanë qenë të përmbytura 50 banesa dhe janë evakuuar 40 familje. Ndërkohë kërcënohen qindra banesa të tjera përgjatë bregut të lumit Erzen, por dhe në fshatrat përreth. Reshjet e mëdha të shiut kanë shembur edhe urën në rrugën Krujë- Qafshtamë, e cila siguron lidhjen e 5 fshatrave. Me dhjetëra familje në zonën e ish-Kënetës janë zhytur nën ujë, ndërsa problematika ka ardhur si rezultat i bllokimit të kanaleve dhe mos pastrimit të tyre në vite. Edhe serat bujqësore në zonën e Shkozetit dhe të Spitallës me prodhimet e stinës apo të sapo mbjella kanë dalë jashtë funksioni. Uji ka përmbytur tokat bujqësore duke shkaktuar shumë dëme. Fushë Krujë: Një nga zonat më të prekura nga përmbytjet ka qenë ajo e Fushë Krujës ku janë shkaktuar dëme të mëdha materiale, ndërsa qindra familje janë evakuuar, sepse lumenjtë dhe përrenjtë kanë dalë të gjithë nga shtrati. Të gjithë fshatrat e Fushë Krujës janë tërësisht të mbuluar me ujë dhe i njëjti problem është edhe në një pjesë të qytetit. Të përmbytura që prej orëve të parë të ditës së djeshme janë edhe dy stacionet e pompave në Fushë-Krujë. Mësohet se fshatrat më problematike janë Bilaj, Bubq. Reshjet e dendura të shiut kanë shkaktuar probleme edhe në Mamurras, ku për pasojë është shembur ura mbi lumin e tejfryrë të “Drojes”, e cila ishte ndërtuar vetëm dy vite më parë. Shembja e kësaj ure në zonën e quajtur Derven ka bllokuar për shumë orë kalimin e mjeteve në autostradën Fushë Krujë- Milot. Edhe pse lëvizja u devijua nga rruga e vjetër, ka qenë e vështirë pasi edhe në atë aks problemet nga vërshimi I lumenjëve kanë qenë të mëdha. Prej orëve të mesditës në aksin rrugor Fushë Krujë-Laç kanë qarkulluar vetëm kamionët dhe fuoristradat. Policia e ka bërë të ditur këtë detaj, teksa ka bërë thirrje për shamgien e lëvizjeve në këtë aks, i cili është pushtuar nga uji. Policia Rrugore, FNSH dhe Ushtria iu kanë dhënë ndihmë shoferëve. Ndërkohë nga përmbytjet në zonën e Laçit është shënuar edhe viktima e parë. Shoqëruesi 42 vjeçar i një të sëmuri ka humbur jetën pasi një autoambulancë ka dalë jashtë rruge. Personi që ka humbur jetën ishte duke shoqëruar nënën për në spital dhe është identifi kuar si Afrim Dani. Banorët e fshatrave Bilaj dhe Murqinë të Fushë-Krujës janë gjetur të papërgatitur për përmbytjet masive dhe ata kanë dhënë alarmin duke njoftuar në redaksitë e televizioneve se nuk kishin ushqime. “Uji është 2 metra. Të shpisë sime kanë mbet të izoluar, s’kanë as bukë me hangër se kur ka hyrë uji kane qenë në gjume dhe iu kanë prish krejt ushqimet. Rrinë në kat të dytë se i pari është me 2 metra ujë. Po vdesim për bukë në Fushë- Krujë, uji na ka përmbytur komplet shtëpitë, jemi në katet sipër, na ndihmoni ju lutem!”, shkruhet në mesazhet e tyre. Natën uji ka nisur të përmbytur katet e para të shtëpive dhe ata me nxitim janë ngjitur sipër duke mos patur mundësi të ruajnë ushqimet për në vazhdim. Forcat e Armatosura kanë zhvilluar operacione nga ajri për evakuimin e banorëve të bllokuar në Derven dhe Mallkuç të Fushë Krujës. Shkodër: Ndryshe nga vitet e tjera situata në territorin e Bashkisë së Shkodrës nga reshjet e shiut është paraqitur më pak problematike gjatë ditës së djeshme. Në këtë qark raportohen për dëmtime të çative të disa shkollave, ndërsa në njësinë administrative Shosh ka pasur rrëshqitje dheu në rrugën Kir-Shosh. Gjithashtu janë dëmtuar dy ura këmbësore në fshatrat Brashte dhe Palaj. Në Njësine administrative Shalë ka pasur mungesë të energjisë elektrike dhe rrëshqitje dheu e dëmtime të rrugës në shumë vende. Në njësinë administrative Pult të gjithë fshatrat nuk janë furnizuar gjatë gjithëë ditës me energji elektrike. Ka pasur gjithashtu rënie dherash në rrugën nacionale Shkodër-Mali i Shoshit që ka vështirësuar kalimin. Të bllokuara ka qenë rrugët për në fshatrat Kir-Pog-Plan 10 km, Kir- Xhan 9 km, Domen-Brucaj18 km. Janë dëmtuar ura të brendshme këmbësore: mbi përroin e Shkurtit- Xhan, mbi përroin e RroshësBrucaj, përroin e Sheut- Gjuraj, përroin e Megerrit-Pog, përroin e Marknonajve-Kir. Ka dëmtime të tokës bujqësore dhe sistemeve rreth 5.5ha. Gjithashtu si pasojë e motit janë dëmtuar 8 mullinj që shërbejne për bluarje misri në fshatrat Kir, Pog, Xhan, Gjuraj, Plan, Brucaj, Kasnec Kir. Ka pasur dëmtime të bazës ushqimore në sasinë rreth 230kv. Janë dëmtuar pemë frutore rreth 900 rrënjë. Janë dëmtuar themelet e shkollës Brucaj nga përroi. Ka dëmtime në çatitë e shkollave Plan, Kir, Xhan, Kasnec dhe Brucaj dhe në 18 shtëpi banimi.
Comments