top of page

Ruani veten që t’u ruaj perëndia, mos prisni gjë nga qeveria e hiçit!

  • Writer: Glob News
    Glob News
  • Dec 2, 2017
  • 2 min read

Koço Kokëdhima

·

Më 9 nëntor, ZGJIDHJA i kërkoi qeverisë, me ngulm e shqetësim të thellë, që të merrte masa urgjente dhe të gjithanshme për të përballuar emergjencat. Ajo paralajmëroi se "Çitjanet e Ramës nuk do t'i ndalojnë fatkeqësitë që po na vijnë nga dimri". Por "vuvi" nuk hartoi dot asnjë plan reagimi. Sot Shqipëria është e përfshirë nga një mot ekstrem, me reshje të shumta dhe përmbytje. Instituti i Gjeoshkencave publikoi hartën me qarqet më të rrezikuara. Nga portet e Shqipërisë sot nuk është nisur asnjë traget sepse deti është i tërbuar. Në veri dhe në jug ka nisur bllokimi i rrugëve nga rënia e gurëve. Por çfarë bëjnë tani mëkatarët e tranzicionit në parlament?! Po përleshen si gjithnjë, kush je ti e kush jam unë! Asnjë fjalë dhe asnjë masë për ata qindra mijëra banorë që shikojnë qiellin në makth, me shpresë se zoti mund ta mbajë sado pak dorën... ZGJIDHJA u bën thirrje të gjithë banorëve të zonave të rrezikuara që të ruajnë veten dhe pronat e tyre dhe të kufizojnë lëvizjet. Mos shpresoni te qeveria. Ajo nuk ka as aftësi, as vullnet, as strategji dhe as mjete logjistike për të përballuar emergjencat civile. Fati ynë është në duar të tutkunëve dhe tradhëtarëve që punojnë për t’i zbrazur trojet tona dhe për t’i dëbuar shiptarët nga dheu i tyre. Në verë tërë vendi u përfshi në flakë e në zjarre, tani po vijnë përmbytjet. ZGJDHJA është në këto momente të vështira në krah të gjithë shqiptarëve të rrezikuar nga fatkeqësia e pritshme natyrore dhe i garanton ata, se me ardhjen në pushtet do të ngrejë, fuqizojë dhe modernizojë institucionet dhe aftësitë e shtetit për Emergjencat Civile, në nivel kombëtar dhe të pushtetit vendor. Me ZGJIDHJA-n shqiptarët dhe pronat e tyre nuk do jenë më "në dorën e perëndisë", asnjë shqiptar nuk do jetë i braktisur dhe i vetëm përballë forcave të verbëra të natyrës. #ZgjidhjaPërEmergjencatCivile

 
 
 

Comentarios


Liqeni Artificial i Tiranës, Tiranë, Albania

  • Facebook
  • Twitter
  • LinkedIn

©2017 by Globnews.Al. Proudly created with Wix.com

bottom of page