top of page

Përmbytjet dhe një kryeministër ‘i lagur’

  • Writer: Glob News
    Glob News
  • Dec 1, 2017
  • 4 min read

Që ditën e parë të valës së reshjeve, shqiptarët kanë kuptuar se po qeverisen nga një kryeministër “i lagur”. I paaftë për të kryer punë, por veç për t’u shndërruar në noter të interesave të mafias, binomi i frikshëm “mot i keq dhe kryeministër i papërgjegjshëm” pritet të sjellë veç fatkeqësi. Emergjencat Civile shpallën se s’kanë kapacitete për të ndërhyrë në të njëjtin minutë kur Edi Rama u tha deputetëve se e dimë se do të ketë përmbytje dhe i presim prej dy ditësh. Papërgjegjshmëria po shkakton qindra mijë dollarë humbje në ditë nga Shkodran në Vlorë, në zonat e ulëta, poshtë digave të hec-eve si dhe në akset kryesore kombëtare

Ndërkohë që Shqipëria po lundron në ujë nga reshjet e dendura të shiut të rrëmbyer, kryeministri nga foltorja e Parlamentit mbron me fanatizëm bandat dhe trafikun e drogës. Në të katër anët, Shqipëria e varfër edhe me shumë halle, tani moti i keq po i shton ekstremin e vuajtjeve. Përmbytjet dhe vërshimi i lumenjve ka bërë që qindra dhe mijëra shtëpi të mbeten nën pushtetin e ujit, familjet me fëmijë të moshuar, njerëz të varfër dhe të pamundur janë në mëshirën e fatit duke u strehuar ku të munden apo si të munden tek njerëzit e tyre të afërt ose askërkund, se shteti nuk i ndihmon. Më shumë se gjysma e Shqipërisë është në rrezik prej situatës që mund të agravojë, ndërsa Edvin Rama gajaset në Parlament me batutat e veta. Që ditën e parë të valës së reshjeve, shqiptarët kanë kuptuar se po qeverisen nga binomi i frikshëm “mot i keq dhe kryeministër i papërgjegjshëm”. Emergjencat Civile shpallën se s’kanë kapacitete për të ndërhyrë në të njëjtin minutë kur Edi Rama tha se e dimë se do të ketë përmbytje dhe e presim prej dy ditësh. Pavarësisht apelit që ishte bërë prej ditësh për mbledhje urgjente të Shtabit të Emergjencave Civile në rang qarku dhe bashkie, apo edhe shpërndarjen e detyrave për të përballuar rrezikun që i kanoset vendit, shteti fasadë i Edi Ramës nuk u duk asgjëkund, sikundër tani kur situata është e rëndë, nuk dëgjohet zëri i kryeministrit shqiptar. Qeveria nuk ka ndërmend të lëvizë as më të voglin gisht për të parandaluar sadopak dëmet që pritet të sjellë moti i keq në ditët në vijim, ndërsa kambanat e alarmit nuk buçasin në veshin e askujt, pasi shteti i kësaj mazhorance ka prekur kufijtë e inekzistencës. Kryeministri e ka braktisur detyrën e tij si Kryeministër. Tashmë ai është vendosur në shërbim të bandave dhe kriminelëve me të cilët ndan pushtet. Papërgjegjshmëria e tij po shkakton qindra mijë dollarë humbje në ditë nga Shkodran në Vlorë, në zonat e ulëta, poshtë digave të hec-eve si dhe në akset kryesore kombëtare. Kjo qeveri e krijuar për të zhvatur xhepat e qytetarëve shqiptar siç nuk ka ndihmuar në këto 4 vite nuk ka ndërmend të bëj as tani. Shteti i Edi Ramës nuk është shteti i kudogjendshëm dhe në shërbim të nevojave të qytetarëve të vet. Shtetit i Edi Ramës është në lëvizje vetëm atëherë kur trafiku i drogës has pengesa apo milionat e eurove duhet të konvertohen në vepra publike për të fshehur burimin e tyre nga aktiviteti kriminal. Në këtë situatë të rëndë që po kalon vendi, kjo e reshjeve është e tepër. Qeveria nuk ka parashikuar asnjë lloji fondi për rastet si kjo e sotmja. Fondet janë shpërndarë tek klientët që i shërbejnë Ramës dhe pushtetit të tij kriminal. Rrëzimi i tij nga karrigia e pushtetit, zgjidhja e vetme që do të nxjerrë vendin nga gremina ku e ka zhytur Edvini.

KRONIKA-Banorët vendosin thasë me rërë pranë banesave për të parandaluar përmbytjet/Mbi 150 hektarë kryesisht tokë bujqësore dhe zonë kënetore janë nën ujë në Shkodër nga ku nisën edhe këtë herë përmbytjet e paralajmëruar një ditë më parë. Përballë raportimeve se Vjosa po shton prurjet banorët e rrezikuar në Vlorë, Fier dhe Novoselë nisën përgatitjet. Banorët vetë po ndërtojnë barrikada me thasë rëre pranë shtëpive dhe bizneseve, por thirrjen për evakuim e kanë refuzuar. Përgatitje po bëjnë edhe banorët e Therasit në Fier ku dy vjet më parë dalja nga shtrati i Vjosës i vuri ata nën pushtetin e ujit. Por ndërsa kjo rrezikon të përsëriten banorët thonë se nuk kanë marrë ndonjë njoftim apo ndihmë paraprake nga institucionet , ndaj u ka mbetur të bëhen gati dhe ti bëjnë ballë situatës. Ndërsa shumica e banorëve të zonës ankohen se nuk kanë marrë kompensimet për dëmet e para dy viteve. Petrit Banaj i trembet asaj që mund të ndodhë me fermën e tij më 100 kokë gjedhë. Ndërkohë lumi Shkumbin rrezikon ujësjellësin e Cërrikut ku 20 familje janë paralajmëruar të qëndrojnë gati për evakuim. Në Gjirokastër rreth 20 familje të komunitetit rom rrezikohen nga ujërat që sjellin përrenjtë e lagjeve sipër të qytetit.

Regjistrohen përmbytje në Shkodër, zona të konsiderueshme pa energji/ Reshjet e dendura të shiut të orëve të fundit kanë shënuar përmbytjet e para në Shkodër, ku uji ka mbuluar hapësira të konsiderueshme. Sipas të dhënave nga Emergjencat Civile, në Ana Malit janë me prezencë uji rreth 40 ha tokë nga prroji i përbashkët me Malin e Zi. Në Rrethina mungon energjia elektrike në të gjitha fshatrat. Në lumin Kir prurjet janë normale. Në Njësinë Administrative Postribë mungon energjia elektrike që në mëngjes. Në Berdicë mungon energjia elektrike ne gjithë fshatrat, prezencë uji ka në një pjesë të segmentit ku po punohet në rrugën Shkodër-Velipojë. Në Gur të Zi ka patur disa herë ndërprerje të vogla te energjisë elektrike por qe është rikthyer. Ka prezence te ujit ne 40 ha toke ne zonën fushore te fshatit Rrenc, toke e cila është e pa kultivuar. Ka prezencë të ujit në aksin nacional Shkodër-Mjedë. Lumi Kir ka rritur ndjeshëm prurjet. Në Velipojë mungon energjia elektrike në gjithë territorin për rrjedhojë dy hidrovoret nuk janë në pune. Tokë kënetë e përmbytur është afro 80 hektarë.

Gazeta55

 
 
 

Comments


Liqeni Artificial i Tiranës, Tiranë, Albania

  • Facebook
  • Twitter
  • LinkedIn

©2017 by Globnews.Al. Proudly created with Wix.com

bottom of page